• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PAS TIRANËS/ Berisha vijon turin në një tjetër qytet, ja ku do e mbajë takimin e radhës me demokratët
Home
Politikë

PAS TIRANËS/ Berisha vijon turin në një tjetër qytet, ja ku do e mbajë takimin e radhës me demokratët

19 September, 2021 Delo.autor Politikë

Lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk po humbet kohë dhe tashmë ka zbritur në terren për të takuar anëtarët e PD-së, për të bërë referendum në PD për të rrëzuar vendimin e përjashtimit të tij nga Lulzim Basha. Berisha ka nisur aksionin kundër ‘birit të tij politik’ Bashës, për t’i rikthyer sipas tij sovranitetin partisë.

Pas takimit të zhvilluar me dhjetëra militantë të PD-së, pak ditë më parë në Tiranë, Berisha ka njoftuar se takimin e radhës më demokratët do ta zhvillojë në Fier, ditën e martë në orën 18:00. Berisha nënvizon se takimi do të zhvillohet për një PD më të bashkuar, më të fortë e më të hapur.

‘Foltorja e radhes e Z. Sali Berisha per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte dhe me te hapur do te zhvillohet te marten me date 21.09.2021 ne oren 18:00 ne qytetin e Fierit. Vendin se ku do te zhvillohet foltorja t’ua konfirmojme se shpejti. Urimet me te mira ne vijim!’- shkruan Berisha në rrjetet sociale.

Mbledhja e 1500 firmave e anëtarëve të Kuvendit Kombëtar duket se janë dhe ‘shpëtimi’ i Berishës për të nisur një referendum me të cilin  shpreson të anulojë përjashtimin e tij, por edhe për të larguar Bashën nga drejtimi i PD, megjithatë do të jenë demokratët që do të thonë fjalën e fundit për fatin e tij në parti.

Në këtë nismë të tij të re, për të bërë tur në të gjithë Shqipërinë me emrin simbolik: ‘Foltorja për PD’, pati edhe mbështetjen nga ish-presidenti Bujar Nishani, Aldo Bumçi, e ndërsa Edi Paloka, Tritan Shehu dhe Flamur Noka braktisën Lulzim Bashën në Kuvend dhe iu bashkuan ish-kryetarit të tyre. Në sy të demokratëve, ai e quajti Lulzim Bashën ish-kryetar i PD-së, një lider i thyer, që nuk e çon dot partinë në fitore, e që pavarësisht përpjekjeve që bëri për të lartësuar figurën e tij, në fund tha se rezultoi një betejë e pamundur.

Përjashtim i Berishës nga grupi parlamentar i PD-së, pasi u shpall ‘non grata’ nga SHBA, solli një numër të lartë reagimesh në radhët e partisë së djathtë në vend të cilët nuk u pajtuan me vendimin e Lulzim Bashës. Lulzim Basha përjashtoi Sali Berishën nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, në kufijtë e limitit kohor, një ditë përpara se të mbahej legjislatura X e Kuvendit. Basha dekalaroi se këtë vendim e mori në mënyrë personale, pasi sipas tij nuk donte të nxiste përçarje në parti.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENT NË THUMANË/ Dy makina përplasen "kokë më kokë", rruga bllokohet duke krijuar radhë të gjata
Previous article FITORE SPEKTAKOLARE/ Kukësi mposht me përmbysje Kastriotin dhe merr kreun e Superiores

Delo.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET NË SHBA/ Elon Musk u bën thirrje amerikanëve: Votoni ngjyrën e kuqe sot! Politikë

ZGJEDHJET NË SHBA/ Elon Musk u bën thirrje amerikanëve: Votoni ngjyrën e kuqe sot!

PROTESTAT/ Rama u ‘ridërgon’ protestuesve ftesën nga Brukseli: Ejani të flasim, s'është populli te protestat e dhunshme Politikë

PROTESTAT/ Rama u ‘ridërgon’ protestuesve ftesën nga Brukseli: Ejani të flasim, s'është populli te protestat e dhunshme

SHKELJE ME FINAMCIMET E FUSHATËS SË 11-MAJIT/ Celibashi kërkon gjoba deri në 2 milionë lekë për 13 parti (LISTA) Politikë

SHKELJE ME FINAMCIMET E FUSHATËS SË 11-MAJIT/ Celibashi kërkon gjoba deri në 2 milionë lekë për 13 parti (LISTA)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT