• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BASHKËQEVERISJA BËHET AGJENSI/ Heton shkeljet dhe vendos gjoba ndaj funksionarëve publikë
Home
Politikë

BASHKËQEVERISJA BËHET AGJENSI/ Heton shkeljet dhe vendos gjoba ndaj funksionarëve publikë

19 September, 2021 Delo.autor Politikë

Idenë e nisur që në fillim të mandatit të dytë dhe të harruar në mes në vitin 2019, të pagëzuar si platforma e bashkëqeverisjës “Shqipëria që duam”, qeveria “Rama” do ta kthejë në agjenci, madje duke i dhënë kompetenca që duket se dublojnë ato të prokurorisë, që kanë të bëjnë pikërisht me hetimin.

“Agjencia, në bashkëpunim me institucionin e administrates shtetërore, heton kryesisht të gjitha faktet dhe vlerëson të gjitha rrethanat e nevojshme për kontrollin e veprimtarisë administrative të institucionit të administratës shtetërore. Kur është e nevojshme kryerja e hetimeve të thelluara për konstatimin e fakteve të nevojshme të çështjes, titullari i institucionit, me paraqitjen e kërkesës së Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë, miraton krijimin e një grupi pune, pjesë e të cilit do të jenë personat e ngarkuar nga drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë sipas përcaktimit në kërkesë”.

Agjencia është nën varësinë e kryeministrit, që emëron dhe drejtuesin e saj. Ligji i posaçëm për funksionimin e saj u miratua në mbledhjen e parë të qeverisë “Rama 3”. Mes kompetencave, gëzon të drejtën e masave disiplinore për funksionarët e institucioneve që shkelin vendimet e saj, deri në largim nga puna. Agjencia për Bashkëqeverisjen gjithashtu, mund t’i propozojë ministrit përgjegjës ose Kryeministrit lirimin nga detyra të titullarit të organit administrative: “Çdo person që shkel dispozitat e këtij ligji dënohet me gjobë, si më poshtë:
a) Institucioni i administratës shtetërore nga 10 000 derinë 60 000 lekë;
b) Nëpunësi publik ose titullari i institucionit publik, brenda personit juridik, i cili është përgjegjës për shkeljen, nga 30 000 derinë 80 000 lekë.

Marredhënien institucionale me publikun, kryeministri Edi Rama duket se e ka të panegociueshme në këtë mandat të tretë: “Nuk është opsionale. Projektligji çon në një nivel tjetër këtë marrëdhënie, duke i hapur rrugë ndërmjetësimit puhblik si një alternativë për të zgjidhir mosmarrëveshje administrative”.

Projektligji për Agjencinë e Bashkëqeverisjes parashikon edhe një sistem vlerësimi ku qyetetarët do mund të japin notën e tyre për shërbimet dhe drejtuesit e institucioneve të cilave u janë drejtuar, që duket se do të ndikojnë dhe në fatin e tyre.(A2)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "A DUHET TË LEJOHEN MOSHAT +40 NË KLUBE NATE?" Habit Antonela: Unë kam mamanë dhe... (FOTO)
Previous article "TIRANA MARATHON 2021"/ Edicioni i 5-të më 17 tetor, Veliaj: Bëhu pjesë e eventit më të madh sportiv

Delo.autor

Postime të ngjashme

PAKETA FISKALE/ Rama: Grijeni sallatën tuaj të urrejtjes dhe padijes, nesër qeveria do thotë fjalën e saj Politikë

PAKETA FISKALE/ Rama: Grijeni sallatën tuaj të urrejtjes dhe padijes, nesër qeveria do thotë fjalën e saj

PARALAJMËRON MËSUESIT/ Rama: Nxitja e nxënësve nën 18 vjeç për protesta do të sjellë pezullim ose largim nga detyra, ja çfarë parashikojnë masat e reja Politikë

PARALAJMËRON MËSUESIT/ Rama: Nxitja e nxënësve nën 18 vjeç për protesta do të sjellë pezullim ose largim nga detyra, ja çfarë parashikojnë masat e reja

PROTESTAT/ Rama: Kush kërkon dorëheqjen time, gabon nëse mendon se mund të ma imponojë me dhunë Breaking News

PROTESTAT/ Rama: Kush kërkon dorëheqjen time, gabon nëse mendon se mund të ma imponojë me dhunë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT