• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NGA “BASHA IK” NË “LULI LIDER”/ Si rilindi Agron Gjekmarkaj
Home
Politikë

NGA “BASHA IK” NË “LULI LIDER”/ Si rilindi Agron Gjekmarkaj

19 September, 2021 s.autor Politikë

Agron Gjekmarkaj, analisti që u bë deputet në radhët e Partisë Demokratike, ka ndryshuar kurs 360 gradë në raport me kreun e PD-së Lulzim Basha.

Ndërrimin marramendës të kursit, se përse ndodhi dhe si ndodhi, po ia lëmë opinionit publik që ta komentojë, ndërsa CNA.al po sjell faktet, se si Gjekmarkaj nga një “anti-Lulzims” dhe shndërrua në një “Lulzims”.

Gjekmarkaj anti-Lulzimsi i përbetuar

Me anë të shkrimeve në formën e analizave, Gjekmarkaj akuzonte kreun e PD Lulzim Basha në vijimësi, pareshtuar.

Jo shumë larg, kanë ndodhur këto sulme, por në vitin 2017, kur Gjekmarkaj kritikonte Bashën për listat, për shkatërrimine PD dhe për largimin e disa figurave kyçe të kësaj force politike.

Me 24 Gusht 2017, në një shkrim të titulluar “Lulzim Basha e ka një mundësi” dhe të publikuar në “Panorama”, Gjekmarkaj vinte alarmin për zvogëlimin e PD-së.

Sipas tij PD ishte bërë si një ndërtim pa leje

“Lulzim Basha sot është kryetar i PD-së, i partisë më të madhe opozitare, e zvogëluar dukshëm në madhësi. Tashmë në këtë post, pas një procesi të përfolur si farsë. I akuzuar për uzurpim dhe i konsideruar prej disa të vetësh si i paligjshëm.

Me pak fjalë, kjo parti e opozitës ngjan si një ndërtim pa leje dhe vetë Basha si ndërtues qerrata. I cili pret tapinë e re. Varet prej kujt e pret! Prej qytetarëve, prej Artan Lames, apo prej harresës”, shkruante Gjekmarkaj.

Më tej ai shkruan, Basha fillimisht duhj të legalizohej dhe më pas të kërkonte falje për dëmtimin e PD-së.

“ Basha ka nevojë të legalizohet. Ai ka vetëm një aleat: Të vërtetën duke lypur falje… Së pari duhet tu thotë të vërtetën 200 mijë demokratëve që e refuzuan atë si lider, listën dhe ofertën e tij.

Së dyti duhet tua thotë atë atyre që e votuan. E një moment pak më të vonë tua rrefejë këtë atyre 250 mijë votuesve më shumë që nuk i morri për të ardhur në pushtet.

Një tjetër cen që ia kemi venë në dukje edhe kur besonim se ai ishte një tjetër Lulzim Bashë ka qenë mospërputhja e fjalëve me aktet. Fjala e urtë “nga e thena në të bërë rri në mes një pal i tërë”.

Lulzim Basha kurrë nuk e kapërceu atë të uruar mal…”, shkruante Gjekmarkaj në opinionin e tij.

Gjekmarkaj pro Bashëscna lajme politike

I njëjti, analist i atëhershëm, Agron Gjekmarkaj, pa u bërë ende katër vite nga ajo çfarë kishte deklaruar më herët, ndryshon deklaratat për Lulzim Bashën.

Me 28 Janar 2021, në një emision në Neës 24, Gjekmarkaj ngrinte në qiell Bashën dhe sipas tij ai ishte i vetmi që mund të bëhej kryeministër.

“Slogani i PD-së më pëlqeu. Është pa kuptim që Rama të donte mandat të tretë, sepse nuk ka bilanc. “Shqipëria tonë” është slogan i gjetur i PD-së. Basha është i vetmi person që mund të bëhet kryeministër.

Basha njihet si njeri normal si gjithë ne të tjerët, nuk është arrogant, komunikon shkëlqyer. Programi ekonomik respekton nevojat themelore për ndryshim. Mendoj se programi është i aplikueshëm. Mendoj se PD është fokusuar tek ekonomia, sepse një njeri me ekonomi të mirë është edhe qytetar më i denjë. Rama ka dështuar totalisht në çdo aspekt. Shqipëria tonë, nëse ikën Rama”, tha Gjekmarkaj në “Neës 24”./CNA.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ISHA ME NJË DJAL DHE NJË VAJZË..."/ "Zogu i Tiranës" zbulon si u arrestua në hotel: Preferoja shumë të rrija...
Previous article BILANCI, SFIDAT DHE MIRËNJOHJA/ Gjonaj mesazh të fundit pas lënies së detyrës në krye të Ministrisë së Drejtësisë

s.autor

Postime të ngjashme

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës Politikë

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës

SEZONI I RI POLITIK, PS NË POGRADEC/ Nis mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë Politikë

SEZONI I RI POLITIK, PS NË POGRADEC/ Nis mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë

"DUHEJ QARTËSI"/ Celibashki për Reformën Territoriale: Nuk mund të ketë datë zgjedhjesh pa u miratuar ndryshimet Politikë

"DUHEJ QARTËSI"/ Celibashki për Reformën Territoriale: Nuk mund të ketë datë zgjedhjesh pa u miratuar ndryshimet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT