• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MERREN VENDIMET E PARA TË QEVERISË/ Nga ligji për ndëshkimin e zyrtarëve që injorojnë qytetarët te agjencia e medias
Home
Politikë

MERREN VENDIMET E PARA TË QEVERISË/ Nga ligji për ndëshkimin e zyrtarëve që injorojnë qytetarët te agjencia e medias

18 September, 2021 F.autor Breaking News, Politikë

Katër vendimet e para të qeverisë “Rama 3” kanë marrë miratimin në mbledhjen e parë të kabinetit ministror. Vetë kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale nismat e reja të qeverisë duke nisur nga kthimin i platformës së Bashkëqeverisjes në ligj të kujdesi për fëmijët, njësia speciale kampionëve dhe krijimi i agjencisë së medias.

Rama tha se do të ketë sanksione financiare dhe administrative për zyrtarët që nuk u përgjigjen shqetësimit të qytetarëve.  Ndërkohë për fëmijët deri në 18-vjeç të punonjësve të rënë në krye të detyrës, parashikohet të marrin rrogën e prindit. Ky vendim përfshin fëmijët e mitur të mjekëve, infermierëve apo personelit të spitaleve Covid, që kanë humbur jetës në krye të detyrës.

Një tjetër vendim i qeverisë lidhet me strukturat e Forcave të Armatosura dhe krijimin e njësisë së kampionëve që do kenë pagë e më tej pension të veçantë, si anëtarë nderi të ushtrisë shqiptare. Mandati i tretë i qeverisë Rama, do të ketë që në ditët e para të saj një Agjenci për Mediat dhe Informimin e Këshillit të Ministrave.

“Projekt-Ligj për “Bashkëqeverisjen”, i cili përcakton mekanizma detyrues për shërbimet publike ndaj qytetarëve e sipërmarrjeve, si edhe sanksione financiare e administrative për zyrtarët që rezultojnë pengues të zgjidhjeve për qytetarët.

Projekt-Ligj për “Fëmijët nën përkujdesjen e Republikës”, i cili përcakton dhënien deri në 18 vjeç të rrogës së prindit të rënë në krye të detyrës apo në një akt vetëmohimi në mbrojtje të jetës së të tjerëve. Kjo masë do të jetë retroaktive edhe për atë gjithë fëmijët e mitur të mjekëve, infermierëve apo personelit të spitaleve Covid, që kanë humbur jetës në krye të detyrës.

Përfshirja në strukturat e Forcave Armatosura të Republikës së Shqipërisë, e dy kampioneve olimpike të Kosovës, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi. Ministria e Mbrojtjes do të krijojë Njësinë Speciale të Kampionëve, të cilët do të kontribuojnë në edukimin fizik e psikologjik të trupave dhe do kenë pagë e më tej pension të veçantë, si anëtarë nderi të ushtrisë shqiptare.

Krijohet Agjencia për Mediat dhe Informimin e Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë”, shkruan kryeministri Edi Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUAJTËN BASHKË TEK REAL MADRID/ Drenthe rrëfen: Kurrë nuk e pashë CR7 të pinte, të abuzonte…
Previous article MBI KAMPIONATIN E SERIE A/ Cana: Ja favoriti për titull, Juventus nuk do të heqë dorë…

F.autor

Postime të ngjashme

U VRA SOT PAS NJË SHERRI NË SHKODËR/ Ky është 24-vjeçari Ylber Luli! Punonte si udhërrëfyes turistik, babai iu plagos, mister shkaqet e konfliktit Aktualitet

U VRA SOT PAS NJË SHERRI NË SHKODËR/ Ky është 24-vjeçari Ylber Luli! Punonte si udhërrëfyes turistik, babai iu plagos, mister shkaqet e konfliktit

KRIM I RËNDË NË SHKODËR/ Vritet djali dhe plagoset babai pas një sherri, autori arrestohet i plagosur me thikë! Sekuestrohet arma e zjarrit Aktualitet

KRIM I RËNDË NË SHKODËR/ Vritet djali dhe plagoset babai pas një sherri, autori arrestohet i plagosur me thikë! Sekuestrohet arma e zjarrit

"EDHE TRE DITË PËR T'U BËRË PJESË E RRJETIT MIA"/ Rama: Bëhuni pjesë e strukturave të komunikimit të institucioneve qendrore Breaking News

"EDHE TRE DITË PËR T'U BËRË PJESË E RRJETIT MIA"/ Rama: Bëhuni pjesë e strukturave të komunikimit të institucioneve qendrore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT