• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
BIZNESMENI ITALIAN NË TELASHE/ Si mashtroi policitë e dy vendeve, KOCKAT në makinë u morën nga një varrezë
Home
Aktualitet
Kronikë

BIZNESMENI ITALIAN NË TELASHE/ Si mashtroi policitë e dy vendeve, KOCKAT në makinë u morën nga një varrezë

18 September, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Davide Pecorelli është gjetur gjallë në Toscana të Italisë pas 9 muajsh hetime që nga gjetja e makinës së tij të djegur në Pukë.

Por këtu nisin një seri telashesh për biznesmenin italian i cili duket se ka inskenuar çdo gjë. Ai do të hetohet nga autoritetet shqiptare për mashtrim. Në lidhje me këtë fakt pritet të dërgohet një letër-porosi mes palëve ose vetë 45-vjeçari do të udhëtojnë drejt Shqipërisë për të dhënë sqarime.

Ndërkohë mësohet se kockat e gjetura në makinën e djegur të cilat u hetuan fillimisht si të Pecorellit, janë marrë nga një varrezë e vjetër për të bindur policinë dhe të afërmit se ai ka vdekur.

Shkak i këtij inskenimi gati-gati kinematografik dyshohet të jenë bërë borxhet që kishte Pecorelli në Itali ku disa nga bizneset e tij kishin falimentuar dhe synonte që përmes kësaj skeme të përfitonte siguracionet e jetës.

Vitet e fundit ai lëvizte mes Italisë dhe Shqipërisë, ku ishte lidhur me një grua shqiptare më të cilën kishte edhe një fëmijë. Ndërkohë mediat italiane bënë me dije mëngjesin e sotëm, se ai ka folur në telefon me ish-gruan pasi u gjet në brigjet e Livornos në një gomone , në anën e kundër të shtetit shqiptar prej ku kishte humbur gjurmët 9 muaj më parë.

Kjo duket të qenë pjesë e strategjisë së tij për t’u larguar prej hetuesve të cilët prej kohësh po hetonin në disa pista për “vrasjen”.

Prokuroria shqiptare i kishte dërguar Romës një listë me emrat e biznesmenëve apo edhe personave të tjerë që Davide kishte takuar në Shqipëri, ku merrej me tregtimin e makinave të shtrenjta me vlerë dhjetëra mijëra euro për qendrat e bukurisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article CEREMONIA E BETIMIT NUK U TRANSMETUA LIVE/ Presidenca publikon PAMJET e qeverisë "Rama 3"
Previous article POROSI MINISTRAVE/ Rama: Mos merrni në kurriz mallkimet që na i faturojnë "minjtë" e Hipotekave, të licencave, shkopin kokës

s.autor

Postime të ngjashme

ARRESTOHEN 8 PERSONA NË ATHINË/ Shkatërrohet grupi shqiptar i trafikut të drogës dhe armëve Aktualitet

ARRESTOHEN 8 PERSONA NË ATHINË/ Shkatërrohet grupi shqiptar i trafikut të drogës dhe armëve

GJYQI NDAJ VELIAJT/ GJKKO: T’i jepen 24 fashikujt që i mungojnë! Kryebashkiaku nuk shkon: Mbajtja në kafaz antikushtetuese Aktualitet

GJYQI NDAJ VELIAJT/ GJKKO: T’i jepen 24 fashikujt që i mungojnë! Kryebashkiaku nuk shkon: Mbajtja në kafaz antikushtetuese

U VRA NË KRYE TË DETYRËS/ Qeveria jep 50 milionë lekë për familjen e Enea Mekollit, përfiton edhe… Aktualitet

U VRA NË KRYE TË DETYRËS/ Qeveria jep 50 milionë lekë për familjen e Enea Mekollit, përfiton edhe…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT