• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PRITET VIZITË NË SHBA ME RAMËN/ Peleshi zbulon detaje: Do të përgatisim liderë. Krijojmë qendër kibernetike
Home
Politikë

PRITET VIZITË NË SHBA ME RAMËN/ Peleshi zbulon detaje: Do të përgatisim liderë. Krijojmë qendër kibernetike

16 September, 2021 Delo.autor Politikë

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, foli nga foltorja e Kuvendit për bashkëpunimin në rritje me SHBA lidhur me sigurinë në vend.

Peleshi deklaroi se bashkëpunimi me SHBA ka prekur të gjithë sektorët me projekte bashkëpunimi, mbështetje, në pajisje, edukim, trajnim, e deri në stërvitje të përbashkëta, siç ishte “Defender 21”.

Sipas tij, lajm i mirë është se Shqipëria është në rrugë të mbarë për të qenë vendi pritës edhe në stërvitje të tjera.

“Më është kërkuar të elaburoj diçka më tepër rreth asaj që prezantoi Rama. Është momenti që në fillim të një mandati të risjellim edhe njëherë në vëmendje se SHBA është për ne një aleat në NATO, por edhe një partner strategjik special. Në fushën e mbrojtjes, bashkëpunimi ka prekur të gjithë sektorët, me projekte bashkëpunimi, mbështetje, në pajisje, edukim, trajnim, e deri në stërvitje të përbashkëta, siç ishte “Defender 21”. Lajmi më i mirë është se ne jemi në rrugë të mbarë për të qenë vendi pritës edhe në stërvitje të tjera, që do të zhvillohen në çdo dy vite në vendet tona. Stërvitja amerikane solli një mesazh për rëndësinë që Shqipëria ka në rajon, por edhe në NATO e SHBA.

Jam krenar dhe e them me plot gojë se bashkëpunimi me pajisje amerikane është prezent në forcat tona të armatosura, si radio-komunikimi, avionë pa pilotë. Duke vazhduar në forcën detare, synojmë krijimin e qendrës kribernetike. Këtë të fundit do ta dëgjojmë gjithnjë e më tepër në fushën e sigurisë. Kemi akoma shumë punë për të bërë, për t’u ngritur në nivelin ku duhet të jemi. Ministria e Mbrojtjes ka kaluar në një fazë tjetër të bashkëpunimit me SHBA, ku tashmë flasim dhe për projekte të përbashkëta me partnerin tonë strategjik. Rasti i blerjes së helikopterëve ‘black hawk’ është një shembull i tillë. Duam ta shtrijmë bashkëpunimin edhe në fushën e blerjeve e prokurimeve, duke përdorur struktura e agjenci të posaçme. Dua të ndalem dhe në bashkëpunimin e shkëlqyer me gradën e shtetit të Nju Jersi.

 

 

Bashkëpunimi do të vazhdojë në shërbimet zjarrfikëse, për shkëmbimin e universiteteve, ndihmë për shërbimin mjekësor ushtarak, luftën kundër trafiqeve, etj. Së fundi, gjatë gushtit të zjarreve patëm mbështetje nga SHBA me një grup ekspertësh, që na ndihmuam të ishim më eficentë. Në dhjetor të këtij viti kemi një ngjarje shumë të rëndësishëm, kemi takimin konsultativ SHBA-Shqipëri, ku do kemi mundësi të forcojmë bashkëpunimin.

Kemi ambicien që ta kthejmë Akademinë e Forcave të Armatosura në një institucion që përgatit liderë në shoqëri. Ai komunitet studentësh, që sapo ka filluar nga viti i kaluar, është model, që duhet ta sjellim më pranë publikut të gjerë për të shërbyer si shembull të disiplinës, edukimit dhe punës që bëjnë me dinjitet ndaj vendit. Pas vizitës që kryeministri, unë dhe një delegacion, do të kemi në SHBA, shpresoj që i vlen jo vetëm fushës sonë, por edhe shoqërisë. Çdo student që studion në Akademinë e FA jo vetëm nuk paguan, por ne i japim një pagesë për të qenë dinjitoz. Ambicia për ristrukturimin e akademisë sonë nuk është thjesht rimodelimi sipas një modeli kampion, por edhe rajonalizimi. Ne duam që lëndët të bëhen në anglisht, në mënyrë që të shërbejë më tej se vendi ynë”, u shpreh Peleshi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË NË TIRANË/ Prej 2 ditësh i zhdukur, gjendet i pajetë 39-vjeçari në "Kodrat e Selitës"
Previous article "SHMANGNI KATASTROFËN..."/ OKB ngre sërish alarmin: Më e keqja për klimën pritet të ndodhë

Delo.autor

Postime të ngjashme

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare Breaking News

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

PRITJA E PARË E AMBASADORIT TË RI AMERIKAN WENDT/ Marrin pjesë politikanë të majtë e të djathtë! Berisha mbetet ‘Non grata’ Breaking News

PRITJA E PARË E AMBASADORIT TË RI AMERIKAN WENDT/ Marrin pjesë politikanë të majtë e të djathtë! Berisha mbetet ‘Non grata’

VIZITA NË SHBA/ Rama publikon foto me Presidentin Donald Trump! Krahas tyre edhe bashkëshortja e kryeministrit Politikë

VIZITA NË SHBA/ Rama publikon foto me Presidentin Donald Trump! Krahas tyre edhe bashkëshortja e kryeministrit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT