• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“SHMANGNI KATASTROFËN…”/ OKB ngre sërish alarmin: Më e keqja për klimën pritet të ndodhë
Home
Nderkombetare

“SHMANGNI KATASTROFËN…”/ OKB ngre sërish alarmin: Më e keqja për klimën pritet të ndodhë

16 September, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, u bëri thirrje vendeve që të bëjnë shkurtime “të menjëhershme, të shpejta dhe në shkallë të gjerë” të emetimeve të gazrave serë.

Sipas Guterres, këto veprime duhet të bëhen për të shmangur katastrofat klimatike.

Thirrja e Guterres bëhet përpara një samiti klimatik që fillon muajin e ardhshëm në Glasgou të Skocisë. Në një raport të një sërë agjencive të OKB-së për çështjen e klimës thuhet se ndryshimet klimatike dhe ndikimet e saj po përshpejtohen.

“Këto ndryshime janë vetëm fillimi i së keqes që pritet të vijë”, tha Guterres, duke u bërë thirrje qeverive të përmbushin objektivat që dalin nga marrëveshja e klimës e arritur në Paris më 2015.

Kjo marrëveshje bën thirrje për të kufizuar ngrohjen globale nën 2 gradë Celsius mbi nivelin paraindustrial, dhe aq më mirë nëse kjo mund të ulet afër 1.5 gradë Celsius.

“Nëse nuk ka reduktime të menjëhershme të gazrave serë, pasojat do të jenë katastrofike për njerëzit dhe planetin”, tha Guterres.

Shefi i OKB-së tha se asnjë vend nuk është i sigurt nga fatkeqësitë natyrore dhe për këtë mori shembull motin ekstrem dhe uraganët vdekjeprurës në Shtetet e Bashkuara, përmbytjet në Evropën Perëndimore dhe valët e nxehtësisë në rajonin e Paqësorit.

Sipas raportit të agjencive të OKB-së për shkak të emetimeve të gazrave në atmosferë ndikimet dhe efektet afatgjata janë të pashmangshme. Ekspertët që morën pjesë në hulumtim thonë se nivelet e detit do të vazhdojnë të rriten duke kërcënuar nga përmbytja ishujt dhe popullatën që jeton në bregdete./REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PRITET VIZITË NË SHBA ME RAMËN/ Peleshi zbulon detaje: Do të përgatisim liderë. Krijojmë qendër kibernetike
Previous article "PAISJE SUPER INTELIGJENTE..."/ Bledi Çuçi: Do të luftojmë krimin sipas parimit “ndiq paratë”

s.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË LETONI/ Votimi zhvillohet nën hijen e Rusisë Botë

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË LETONI/ Votimi zhvillohet nën hijen e Rusisë

PËRMBYTJE TË RËNDA NË SPANJË/ 102-vjeçarja humb jetën, rreth 90 persona i shpëtojnë ujërave të rrëmbyeshëm Botë

PËRMBYTJE TË RËNDA NË SPANJË/ 102-vjeçarja humb jetën, rreth 90 persona i shpëtojnë ujërave të rrëmbyeshëm

ZGJEDHJET E TETORIT NË IZRAEL/ Gjykata Supreme lejon partitë arabe të garojnë Botë

ZGJEDHJET E TETORIT NË IZRAEL/ Gjykata Supreme lejon partitë arabe të garojnë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT