Pas vendimit per perjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD, duket se gjerat kane filluar të levizin.
Diten e djeshme ishte ish kryeministri ai që lajmeroi se të enjten do të niste takimet me bazën, per bashkimin dhe zmadhimin e PD, siç e quajti ai.
Nderkohë që sot, nenkryetari i emeruar nga Basha, Ervin Salianji ka nxituar të mbledh degën e PD në Korçë. Sipas Salianjit, takimi ishte për të intensifikuar edhe më shumë takimet me qytetarët si dhe për të qenë sa më pranë tyre si partia e vetme që ka interes primar, interesin publik dhe atë të qytetarëve.
Nuk dihet nese në mbledhje është diskutuar per perjashtimin e Berishës, por gjasat janë që po.
Pritet të shihet nëse edhe të tjerë pas tij do te vijojnë me këto takime, që kane për bazë berjen për vete të anetarësisë. E gjitha kjo ndodh në nje kohë kur Berisha u shpreh se nuk e mohonte marrjen serisht të drejtimit të PD.
AlpeNews.al