• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
LËVIZTE I ARMATOSUR NË SHKODËR/ Policia arreston 31-vjeçarin, ja çfarë i gjen në banesë
Home
Aktualitet
Kronikë

LËVIZTE I ARMATOSUR NË SHKODËR/ Policia arreston 31-vjeçarin, ja çfarë i gjen në banesë

14 September, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Shkodrës ka vendosur në pranga një 31-vjeçar.

Uniformat blu, gjatë kontrolleve të ushtruara në disa lokale në lagjen “10 Korriku” të Shkodrës, kanë konstatuar një person i cili sapo ka pikasur praninë e efektivëve ka hedhur me shpejtësi armën në ambientet e jashtme të lokalit.

Gjatë kontrolleve në banesë, policia i ka gjetur dhe sasi kanabisi. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i Policisë:

Shkodër/Kontrolle të shtuara në të gjithë qarkun, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.

Goditet një rast i armëmbajtjes pa leje.

Sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë, një sasi municioni luftarak dhe një sasi lënde narkotike cannabis sativa, arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Shkodër, në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, kanë ushtruar kontroll në disa lokale në vendin e quajtur “Fusha e druve”, në lagjen “10 Korriku”, për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo me sende të kundërligjshme me vete. Gjatë kontrollit të ushtruar në një nga lokalet, shërbimet e Policisë kanë konstatuar një shtetas që mbante zjarri me vete, i cili sapo ka parë punonjësit e Policisë, ka tentuar ta hedhë armën në ambientet e jashtme të lokalit.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit L. T., 31 vjeç, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Pastrimi i produktit të veprës penale”.

—

Po nga specialistët e Hetimit të Krimit u arrestua në flagrancë shtetasi G. M., 41 vjeç, banues në lagjen Parrucë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, shërbimet e Policisë i kanë gjetur një armë të ftohtë (dorezë metalike).

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme procedurale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DELTA MBIZOTËRUES"/ Mjekët flasin për përhapjen e varianteve të reja të Covid
Previous article "NXËNËSET E REJA TË KLASËS"/ Edona Bilali takon Bora Muzhaqin

s.autor

Postime të ngjashme

BABË E BIR U EKZEKUTUAN NË PRITË/ Flet i mbijetuari i atentatit në Dukagjin: Eca 2 km duke kulluar gjak Aktualitet

BABË E BIR U EKZEKUTUAN NË PRITË/ Flet i mbijetuari i atentatit në Dukagjin: Eca 2 km duke kulluar gjak

GJENDET KOKAINË NË BURGUN 313/ Ishte fshehur në ushqime Aktualitet

GJENDET KOKAINË NË BURGUN 313/ Ishte fshehur në ushqime

FLUKS NË DALJE NË PORTIN E DURRËSIT/ Mbi 44 mijë udhëtarë dhe 12 mijë automjete përpunohen në 5 ditë Aktualitet

FLUKS NË DALJE NË PORTIN E DURRËSIT/ Mbi 44 mijë udhëtarë dhe 12 mijë automjete përpunohen në 5 ditë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT