• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Kush është lushnjari, ‘tmerri’ i prostitutave. Çështja u kthye 12 herë për gjykim (FOTO)
Home
Breaking News

Kush është lushnjari, ‘tmerri’ i prostitutave. Çështja u kthye 12 herë për gjykim (FOTO)

11 January, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Zbulohet e shkuara e 53-vjeçarit nga Lushnja, qe u ekstradua te marten nga Italia, pasi ishte dënuar me 7 vjet burg për shfrytëzim prostitucioni në rrethana rënduese.

Policia tha se i kërkuari është shtetasi Arben Biçaku, i cili në vitin 2000, bashkë me kushëririn e tij, Edmir Biçaku, kanë trafikuar për qëllim shfrytëzimi për prostitucion dy vajza të huaja, një moldave dhe një rumune.

Vendimi për deklarimin e tij fajtor, i ka kaluar të gjitha shkallët e gjyqësorit, madje duke u kthyer 12 herë për gjykim, derisa ka marrë vendim Gjykata Kushtetuese.

Ai pretendonte se vendimi për dënimin e tij ka qenë i paligjshëm, pasi i ishin shkelur të drejtat. Megjithatë, kërkesat e tij janë rrezuar, duke lënë në fuqi vendimin prej 7 vitesh burg ndaj 53-vjeçarit dhe 7 vjet e 6 muaj për të afërmin e tij, Edmir Biçaku.

EKSTRADIMI

Policia e Shtetit njoftoi dje se është kryer ekstradimi nga Milano drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar, Arben Biçaku, 53 vjeç, nga Lushnja. Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi me vendimin e datës 10 dhjetor 2013, të Gjykatës së Lushnjës, është dënuar me 7 vjet burg për veprën penale, “Shfrytëzim prostitucioni në rrethana rënduese, kryer në bashkëpunim”.

Sipas Policisë, Arben Biçaku, në bashkëpunim me të afërmin e tij shtetasin, Edmir Biçaku, ka tentuar të trafikojë në Itali me qëllim shfrytëzimin për prostitucion shtetasen rumune me iniciale A.M. dhe shtetasen moldave me iniciale S.R..

Gjatë një kontrolli të ushtruar nga Policia, më datë 6 qershor të vitit 2000, në banesën e shtetasit Edmir Biçaku, janë gjetur shtetaset S.R. dhe A.M., të cilat kanë deklaruar se kanë hyrë ilegalisht në Shqipëri, pasi i kishte blerë shtetasi Edmir Biçaku, me synim që t’i dërgonte në Itali për prostitucion.

VENDIMI

Në vendimin e datës 19 maj 2016 të Gjykatës Kushtetuese, renditen edhe pretendimet e të ekstraduarit Arben Biçaku, për shkelje të të drejtave të tij. “Kërkuesi Arben Biçaku i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me kërkesë për shfuqizimin e vendimeve objekt kërkese, me pretendimin e cenimit të së drejtës për një proces të rregullt ligjor në disa aspekte, duke argumentuar si vijon:

Është cenuar parimi i barazisë së armëve, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë dhe Gjykata e Apelit Vlorë i kanë bazuar vendimet e tyre vetëm në thëniet e dëshmitarëve dhe kërkuesi nuk ka pasur mundësinë për t’u ballafaquar me këto dëshmi.

Ai është deklaruar fajtor mbi bazën e të dhënave të mbledhura në mënyrë të paligjshme, pasi thëniet e dëshmitareve, të cilat janë shtetase të huaja, janë marrë në kundërshtim me KPP-në. Kontrolli i banesës është bërë pa autorizim dhe pa mbajtur procesverbal nga punonjësit e Policisë.

Është cenuar e drejta e mbrojtjes, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë nuk ka respektuar rregullat për ndryshimin e akuzës dhe njoftimin e akuzës së re të pandehurit në mungesë. Është cenuar parimi i sigurisë juridike, pasi shfuqizimi i vendimit për pushimin e hetimeve është marrë kryesisht nga Prokurori i Përgjithshëm, 3 vjet pas marrjes së vendimit nga Prokuroria e Rrethit Lushnjë”, thuhet në vendim./panorama

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “Gruaja nxorri në shitje fëmijët”, ish-burri i ngujuar në shtëpi: Do më vrasin, më ndjekin dy veta
Previous article Askush nuk e dinte, por deputeti i LSI-së na zbuloi sekretin: Kam qenë prezantues festivalesh

g.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT NË AKSIN RRUGOR POGRADEC-QAFË THANË/ Përplasen dy mjete, të lënduarit transportohen në spital Aktualitet

AKSIDENT NË AKSIN RRUGOR POGRADEC-QAFË THANË/ Përplasen dy mjete, të lënduarit transportohen në spital

"LA PAS FËMIJËN 8 MUAJSH"/ Të afërmit hapin GoFundMe në ndihmë të familjes së policit të vrarë gjatë detyrës, Enea Mekolli Aktualitet

"LA PAS FËMIJËN 8 MUAJSH"/ Të afërmit hapin GoFundMe në ndihmë të familjes së policit të vrarë gjatë detyrës, Enea Mekolli

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë Breaking News

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT