• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
31-VJEÇARI VRET ISH-GRUAN NË FIER/ Vëllai i viktimës: E qëlloi kur po hante bukë, në korrik kishte dalë nga burgu
Home
Breaking News

31-VJEÇARI VRET ISH-GRUAN NË FIER/ Vëllai i viktimës: E qëlloi kur po hante bukë, në korrik kishte dalë nga burgu

11 September, 2021 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një ngjarje e rëndë tronditi mbrëmjen e djeshme  Fierin, rreth orës 22:50 Elton Metaj (Benga) qëlloi për vdekje ish-bashkëshorten Sabrina Benga në fshatin Zhupan. Autori ka mundur të largohet, ndërsa policia po punon për kapjen e tij. Vëllai i viktimës, Armando Benga rrefeu ngjarjen për gazetarin Ervis Kuçi, teksa tha se ish-kunati ishte liruar nga burgu në muajin korrik.

Sipas tij, Eltoni e qëlloi motrën e tij duke ngrënë bukë.

“Ngjarja ndodhi tek pragu i derës. Motra sa kishte ardhur nga puna dhe kishte vajtur për të ngrënë bukë. Mamaja kishte dëgjuar derën, e kishte vënë re që nuk e kishte hapur dora ime, thjesht kishte ardhur aty. Kishte ardhur aty, ‘dil përjashta’. Në 20 korrik kishte dalë nga burgu. Nuk e di, fajin e kanë e gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar që nxjerrin të tillë njerëz kriminelë dhe që sot bëri hatanë e madhe.

Mua më tha nusja, ai më kishte kërkuar dhe mua për të më vrarë. Ai ishte një frikacak që të vriste nga pas. Trimi të del përballë. Jam i tronditur.

Motra dhe mamaja ishin bashkë. Ai kishte thënë të dalë pak motra, ‘ik’ i kishte thënë ajo ‘mos e bëj më atë gjë se njëherë e bëre’ që ndodhi 10 muaj më parë që u arrestua ai për këtë. Motrën e vrau kur po hante bukë, sa u kthye nga puna. Motra ndërroi jetë në vend, plumbi e kishte kapur në mushkëri, aq sa më thanë”, rrëfeu vëllai i viktimës

Elton Metaj ishte konfliktuar me bashkëshorten dhe familjen e saj një vit më parë, që prej asaj kohe ai edhe ishte divorcuar. Me 20 shtator 2020 Eltoni për më shumë se 5 orë e mbajti bashkëshorten dhe familjen e saj peng në shtepinë e babait të kësaj të fundit dhe u desh nderhyrja e RENEA-s dhe FNSH për ta liruar.

Me 22 shtator të vitit të kaluar, 31-vjeçari nga Peshtan Bregasi, Elton Meta (Benga) u paraqit në gjykatën e Fierit me akuzat “Armëmbajtje pa leje” , “Kundërshtim i punonjësit të policisë” dhe “Dhunë në familje”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RAPORTI/ Emigrantët po sjellin më shumë para në shtëpi, niveli më i lartë nga 2012
Previous article PRISNI SHI GJATË PASDITEVE/ Mësoni parashikimin e motit për sot

Delo.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENTI TRAGJIK/ Pasagjerja amerikane rrëfen momentet e panikut: Shoferi nuk ishte mirë gjatë udhëtimit Aktualitet

AKSIDENTI TRAGJIK/ Pasagjerja amerikane rrëfen momentet e panikut: Shoferi nuk ishte mirë gjatë udhëtimit

"12 TË LËNDUAR, 7 NË GJENDJE TË RËNDË"/ Spitali i Traumës informacion zyrtar për aksidentin tragjik në autostradën Tiranë–Durrës Aktualitet

"12 TË LËNDUAR, 7 NË GJENDJE TË RËNDË"/ Spitali i Traumës informacion zyrtar për aksidentin tragjik në autostradën Tiranë–Durrës

LIROHEN 6 PROTESTUESIT E ARRESTUAR/ Kola zbardh skenarin: Marshimi do të vijojë si normalisht Aktualitet

LIROHEN 6 PROTESTUESIT E ARRESTUAR/ Kola zbardh skenarin: Marshimi do të vijojë si normalisht

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT