• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
LONDRA, MILANO E DUBAI/ Si u rrit trafiku i pasagjerëve në Rinas me 32% në gusht, destinacionet e preferuara
Home
Aktualitet
Kronikë

LONDRA, MILANO E DUBAI/ Si u rrit trafiku i pasagjerëve në Rinas me 32% në gusht, destinacionet e preferuara

10 September, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Korriku dhe gushti kanë qenë muaj shumë të zënë për aeroportin kryesor në vend, Tirana International Airport (TIA), duke i tejkaluar nivelet e parakrizës për të njëjtën periudhë dhe duke rikuperuar ndjeshëm humbjet e periudhës së pandemisë. Burime zyrtare të TIA bënë të ditur për “Monitor” se për periudhën korrik-gusht 2021 kanë udhëtuar gjithsej (hyrje-dalje) rreth 983 mijë pasagjerë, me një rritje prej 21.3% në krahasim me të njëjtën periudhë të 2019-s, që deri tani kishte qenë viti më i mirë i turizmit.

Ndërsa në raport me korrik-gusht 2020, kur vendi po vuante pasojat e krizës, zgjerimi është 76%. Vetëm në korrik, trafiku i pasagjerëve ishte 9.6% më i lartë se në të njëjtin muaj 2019 (+70% me 2020-n), ndërsa në gusht rritja ishte më e fortë në gati 32% (+82% me të njëjtin muaj të 2020-s)- shiko grafikun; Trafiku i pasagjerëve në Rinas. Pavarësisht rritjes së ndjeshme të trafikut në korrik e gusht, për 8-mujorin tendenca mbetet në rënie për shkak të ecurisë së dobët për periudhën janar-qershor. Sipas të dhënave të tjera të INSTAT për 6-mujorin e parë, hyrje-daljet e shtetasve të huaj përmes ajrit ranë me 46% në krahasim me të njëjtën periudhë të 2019-s.

Destinacionet me rritjen më të lartë

Pandemia dhe shtimi i fluturimeve drejt destinacioneve të tjera veç Italisë e ka ndryshuar ndjeshëm gjeografinë e fluturimeve në verën e këtij viti. Sipas të dhënave nga TIA, trafikun e rrugëve të skeduluara për korrik-gushtin e këtij viti e kryeson Londra. Nga dhe drejt Londrës udhëtuan 84 mijë pasagjerë në korrik-gusht, me rritje 74% në krahasim me të njëjtën periudhë të 2019-s dhe +159% në krahasim me periudhën pandemike të 2020-s.

Londra ka rrëzuar nga froni Romën, që për shumë vite ishte destinacioni kryesor i udhëtarëve që fluturonin nga dhe drejt Rinasit. Në vend të dytë është Milano, me 64 mijë pasagjerë, duke arritur të kapë nivelin e para-pandemisë. Roma ka kaluar në vend të tretë, pas një rënieje prej 32% të trafikut të pasagjerëve në raport me korrik-gushtin e 2019-s. Rritje ka shënuar dhe Vjena, duke ia kaluar Stambollit dhe duke zënë vendin e katërt. Pasagjerët me kryeqytetin austriak u rritën me 22% në raport me 2019-n. Një rritje të ndjeshme kanë shënuar destinacionet gjermane, pas shtimit të fluturimeve nga Ëizz Air. Munihu, Dortmundi, Berlini kanë parë shtim të lartë të trafikut të pasagjerëve.

Ndonëse u hap në muajt e fundit, linja direte me Dubanin ka ngjallur interes. Në korrik gusht trafiku i pasagjerëve me këtë destinacion ishte rreth 14 mijë. Pothuajse dyfishim (me 2019-n) ka njohur dhe Brukseli, ndërsa Beogradi është zgjeruar me 10%. (shiko grafikun: Trafiku i pasagjerëve sipas rrugëve të skeduluara, janar-korrik)./ monitor

Burimi: TIA
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MJAFTON NJË DRON ME TRITOL"/ Do hidhnin parlamentin në erë dhe do vrisnin deputetët, 8 të arrestuar në Itali
Previous article "MË PËLQEN SPORTI"/ Njihuni me vajzën e 5- të të Përputhen, kush është ekonomistja 25-vjeçare nga Vlora

s.autor

Postime të ngjashme

SPAK DËRGON PËR GJYKIM EUGERT SINON/ Akuzohet si drejtues dhe financues i një grupi të strukturuar kriminal për trafik armësh Aktualitet

SPAK DËRGON PËR GJYKIM EUGERT SINON/ Akuzohet si drejtues dhe financues i një grupi të strukturuar kriminal për trafik armësh

AKSIDENT NË QENDËR TË ELBASANIT/ Përplasen keq dy automjete Aktualitet

AKSIDENT NË QENDËR TË ELBASANIT/ Përplasen keq dy automjete

VRAU TË DASHURËN E TIJ ILARIA SULA/ Gjykata e Romës dënon me burg përjetë autorin! Babai i shqiptares: Ai ende merr frymë, vajza ime jo Aktualitet

VRAU TË DASHURËN E TIJ ILARIA SULA/ Gjykata e Romës dënon me burg përjetë autorin! Babai i shqiptares: Ai ende merr frymë, vajza ime jo

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT