Ish-deputeti Gent Strazimiri ka dalë kundër vendimit të sotëm të Lulzim Bashës, i cili vednosi të përjashtojë nga Grupi Parlamentar i PD-së ish-kryeministrin Sali Berisha.
Ai thotë se në 30 vite ekzistencës të saj, asnjë kryetar i Partisë Demokratike nuk ka patur kompetencë të përjashtojë askënd.
“Në 30 vjet ekzistencë të saj, asnjë kryetar i Partisë Demokratike nuk ka patur kompetencë të përjashtojë ASKËND, KURRË!!!
Nuk ekziston një kompetencë e tillë!!!
Kjo është e vërtetë, ashtu sikurse dielli do te lindë sërish nesër”, shkruan Strazimiri.


