• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PAS THIRRJES SË BLINKEN/ Talebanët lejojnë 200 qytetarë amerikanë dhe të vendeve të treta të largohen nga Afganistani
Home
Nderkombetare

PAS THIRRJES SË BLINKEN/ Talebanët lejojnë 200 qytetarë amerikanë dhe të vendeve të treta të largohen nga Afganistani

9 September, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Talibanët janë pajtuar që të lejojnë rreth 200 shtetas amerikanë dhe të vendeve të treta të largohen nga Afganistani përmes aeroportit të Kabulit, citoi Reuters një zyrtar amerikan.

Ky zyrtar tha se militantët islamikë u detyruan të lejojnë largimin e këtyre personave pas presionit të Përfaqësuesit të Posaçëm të Shteteve të Bashkuara, Zalmay Khalilzad.

Më 7 shtator, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se talibanët u kishin thënë Shteteve të Bashkuara se “ata do t’i lejojnë njerëzit me dokumente udhëtimi të largohen lirshëm”.

Shtetet e Bashkuara përfunduan tërheqjen e tyre ushtarake nga Afganistani një javë më parë, pas marrjes së shpejtë të kontrollit të vendit nga ana e talibanëve.

Përpara tërheqjes, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e NATO -s evakuuan dhjetëra mijëra të huaj dhe afganë që ishin në rrezik nga hakmarrja e talibanëve.

Megjithatë, u njoftua se më shumë se 100 amerikanë kanë mbetur në vend, së bashku me dhjetëra mijëra afganë të tjerë që mendohet se duan të largohen nga Afganistani.

Në muajin maj të vitit 2021 filloi tërheqja e forcave të huaja pas 20 vjetësh të prezencës në këtë vend. Talibanët e morën shpejt kontrollin e vendit. Ata tashmë kanë prezantuar një kabinet qeveritar të udhëhequr nga grupi militant.

Forcat e udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara kanë rrëzuar talibanët nga pushteti në tetor të vitit 2001.

Talibanët kanë qenë duke strehuar atëbotë Osama Bin Laden dhe figura tjera të Al-Kaidës, të lidhura me sulmet terroriste të 11 shtatorit të po atij viti në Shtetet e Bashkuara.

Luftimet prej vitit 2001 kanë rezultuar me kosto të madhe njerëzore: 2,455 ushtarë amerikanë, rreth 66,000 trupa afgane, më shumë se 47,000 civilë të vrarë.

Kombet e Bashkuara kanë thënë se Afganistani është në mesin e vendeve “më të përgjakshme në botë për civilët”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIZITA E KANCELARES NË SERBI/ Kandiç: Pres që Merkel të vendosë lule në Batajnicë e shoqëruar nga Vuçiç
Previous article DO UDHËTONI DREJT GJERMANISË? Ambasada lajmëron shqiptarët: Do të vendosin policët në kufi, ja çfarë kërkohet

s.autor

Postime të ngjashme

TERROR NË FRANCË/ Të shtëna me armë drejt kalimtarëve, një i vdekur dhe katër të plagosur Botë

TERROR NË FRANCË/ Të shtëna me armë drejt kalimtarëve, një i vdekur dhe katër të plagosur

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit Botë

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT