• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TRAGJEDIA NË TETOVË/ Në prill u konfirmuan gabime në ndërtimin e spitalit, 5 prokurorë marrin në dorë hetimet
Home
Rajon

TRAGJEDIA NË TETOVË/ Në prill u konfirmuan gabime në ndërtimin e spitalit, 5 prokurorë marrin në dorë hetimet

9 September, 2021 s.autor Rajon

Të paktën dhjetë persona kanë humbur jetën në Tetovë, si pasojë e zjarrit që ka përshirë spitalin modular për trajtimin e të sëmurëve me koronavirus, të mërkurën (8 shtator) rreth orës 21:00.

Numri i viktimave mund të jetë më  i lartë por deri më tani nuk mund të konfirmohet zyrtarisht.

Sipas informacioneve të pakonfirmuara, 20 persona vdiqën nga zjarri. Midis tyre ishin pacientë dhe staf mjekësor

Krahas viktimave ka edhe shumë të plagosur.

Kjo është një ditë shumë e trishtuar, deklaroi ministri i Shëndetësisë Filipçe përmes Twitterit.

Pritet një deklaratë zyrtare për të hedhur dritë mbi numrin e vërtetë të personave që humbën jetën nga zjarri dhe atë çfarë ndodhi aty.

Informacioni pritet nga një numër i madh i qytetarëve të cilët ankohen se nuk dinë asgjë për të dashurit e tyre, pacientët apo personelin mjekësor në klinikën e Tetovës.

Njerëzit të cilët u tronditën kur dëgjuan lajmin e tmerrshëm për të dashurit e tyre janë në shok.

“Mjekët po luftojnë për jetën e të plagosurve. I bëj apel mediave dhe qytetarëve që të mos spekulojnë me numrat. Ne do të ndajmë të gjitha informacionet e konfirmuara në kohën e duhur. Unë shpreh ngushëllimet e mia për familjet,” tha Filipçe.

Zjarri është shuar, por bashkë me të janë shuar edhe shumë jetë njerëzish.

Prokuroria Publike Themelore ka njoftuar se pesë prokurorë, tre nga Tetova dhe dy nga Shkupi janë angazhuar dhe janë në terren ku po kryejnë ekspertizë për të vërtetuar shkaqet që sollën deri te djegia e spitalit modular Kovid në Tetovë.

Për spitalin modular në Tetovë, në mesin e muajit prill ishte raportuar se janë konfirmuar gabime gjatë ndërtimit, raportojnë mediat vendase.

“Vërejtjet kanë të bëjnë me dyshemenë dhe disa gabime tjera të vogla infrastrukturore. Është dhënë afat prej 5 ditëve që të sanohen gabimet të ndodhura gjatë ndërtimit të spitalit modular. Rrymë dhe ujë ka. Për sistemin e oksigjenit jemi në kontakt me firmën nga ku na thanë se për 2-3 ditë mund të vendoset. Sistemi ka ardhur deri tek infektivja dhe mund të lidhet. Në rast se nuk dalin probleme të tjera, javën tjetër shpresojmë se do të vihet në përdorim”, deklaroi asokohe drejtori Ekonomik i Klinikës së Tetovës, Artan Etemi.

Kryeministri Zaev e ka konsideruar një tragjedi të madhe ngjarjen në Tetovë. Pasi ngushëlloi familjarët e viktimave, kreu i shtetit kërkoi hetimin e plotë të ngjarjes.

“Një tragjedi e madhe ka ndodhur në qendrën COVID-19 në Tetovë. Një shpërthim shkaktoi një zjarr. Zjarri u shua, por edhe shumë jetë u shuan. Lufta për jetën vazhdon ende, dhe të gjitha shërbimet janë përgjigjur me sakrifica dhe shpëtim njerëzish. Unë shpreh ngushëllimet e mia më të thella për familjet dhe të afërmit e të ndjerit dhe uroj shërim të shpejtë të plagosurve. Shkaqet e zjarrit do të përcaktohen, për të cilat autoritetet gjyqësore janë tashmë në terren. Kjo është një ngjarje vërtet tragjike dhe mund t’ju ??siguroj se e gjithë lidershipi shtetëror është i përkushtuar për zgjidhjen e shpejtë të kësaj situate”, shkruan Zaev.

Mesazhe ngushëllimi në drejtim të familjarëve të viktimave dhe autoriteteve maqedonase në këto moment të vështira kanë shkuar dhe nga liderët më të lartë politikë nga Shqipëria dhe Kosova.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KËRCËNOHET ME JETË PËR KËNGËN SERBE/ Shqiptarja sqaron çfarë ka ndodhur dhe “lidhjen” me Rita Orën
Previous article "JAM E ËMBËL, POR SHUMË..."/ Kjo është infermierja që çmendi djemtë në ‘Për’Puthen” (FOTO)

s.autor

Postime të ngjashme

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme Rajon

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK Rajon

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas Rajon

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT