• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RRITJA E RASTEVE/ Gjata: Numri i viktimave dhe të sëmurët në gjendje të rëndë shumë…
Home
Sociale

RRITJA E RASTEVE/ Gjata: Numri i viktimave dhe të sëmurët në gjendje të rëndë shumë…

8 September, 2021 s.autor Aktualitet, Sociale

Rektori i Universitetit të Tiranës Prof. Dr. Arben Gjata ka komentuar situatën e pandemisë në vend. Në studion e “Bardh a Zi” Gjata i është përgjigjur mes të tjerash pyetjes së konspiracionistit Alfred Cako lidhur me efikasitetin e vaksinës.

Ky i fundit tha se vendet si Britania, Izraeli, Australia dhe Zelanda e Re që kanë bërë më shumë vaksina në popullatë, kanë edhe numrin më të lartë të të infektuarve. Gjata i hedh poshtë këto pretendime, ndërsa thekson se situata në këto vende është shumë herë më mirë se një vit më parë.

“Rastet e reja ne i llogarisim me incidencë. Rastet e reja për numrin banorëve. Po të shikojmë këtë incidencë për këto vende është shumë larg. Zelanda e re ka pothuajse zero raste. Britania e madhe pati një rënie të jashtëzakonshme dhe pas heqjes së bllokimit rastet u shtuan, por numrin më të madh të rasteve në botë nuk e kanë këto vende. Numri i vdekjeve është dy herë më i ulët,” tha mjeku.

Më tej, Gjata u ndal edhe tek situata në Shqipëri. Rektori tha se shifrat aktuale janë të njëjta me ato të periudhës shkurt-prill, ku u shënua kulmi i pandemisë. Megjithatë, ai thotë se pavarësisht se shifrat e rasteve të reja janë po kaq të larta, numri i viktimave dhe pacientëve në gjendje të rëndë është shumë më i ulët.

“Sa është numri i atyre që shkojnë në reaminacion dhe i atyre që humbin jetën? Është shumë më i ulët. E mbani mend kur ka pasur Shqipëria 1 mijë raste në ditë ka qenë periudha ku gati sistemi ra në kolaps. Në shkurt dhe ma që kanë qenë muajt e tmerrshëm, u mbushën spitalet. Sot jemi në të njëjtat numra njerëzish që preken, ne sot vërtet kemi shumë raste, por shtrimet në spital janë shumë më të paktë dhe pacientët që janë në reanimacion janë shumë më të ulët se vitin e kaluar,” tha Gjata.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BOTËRORI 2022/ Pas një aksioni fantastik nga "La Roja", Fornals ndëshkon Kosovën me një "PREDHË" (VIDEO)
Previous article "JAM I MBYLLUR NË KAFA"/ Shfryrja e CR7 bën xhiron e botës dhe zbulon anën e fshehtë

s.autor

Postime të ngjashme

GRABITI PARATË NGA KASA E MARKETIT NË DURRËS/ Kapet pas disa orësh ndjekjeje 26-vjeçari me precedentë penalë! Aktualitet

GRABITI PARATË NGA KASA E MARKETIT NË DURRËS/ Kapet pas disa orësh ndjekjeje 26-vjeçari me precedentë penalë!

LËKUNDJE TËRMETI NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra dhe sa ishte magnituda! Raportimet e para Aktualitet

LËKUNDJE TËRMETI NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra dhe sa ishte magnituda! Raportimet e para

BABË E BIR U EKZEKUTUAN NË PRITË/ Flet i mbijetuari i atentatit në Dukagjin: Eca 2 km duke kulluar gjak Aktualitet

BABË E BIR U EKZEKUTUAN NË PRITË/ Flet i mbijetuari i atentatit në Dukagjin: Eca 2 km duke kulluar gjak

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT