• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VIJON EVAKUIMI/ Talebanët lejojnë 4 amerikanë të dalin nga Afganistani
Home
Nderkombetare

VIJON EVAKUIMI/ Talebanët lejojnë 4 amerikanë të dalin nga Afganistani

7 September, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vijuar operacionin për nxjerrjen e amerikanëve nga Afganistani. Zyrtarët e Departamentit të Shtetit njoftuan se kanë larguar katër qytetarë të tjerë përmes një rruge tokësore me lejen e talebanëve. Edhe pse grupi militant ka bllokuar fluturimet ajrore që transportojnë personat, që duan të largohen nga vendi, ata nuk penguan kalimin e katër amerikanëve, ndërsa ishin në dijeni të nisjes së tyre.

Edhe kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, premtoi se nuk do të braktisë aleatët e tyre që kanë mbetur në Kabul.

“Britania e Madhe do të beje gjithçka të mundshme për të ndihmuar afganët që punuan për forcat britanike, të dalin të sigurt. Do të ushtrojmë presion ekonomik dhe diplomatik mbi personat që përballen me një rrezik të lartë nga talebanët, siç janë ata që punojnë për të përmirësuar të drejtat e njeriut, ose për shkak të gjinisë, ose seksualitetit, ose fesë së tyre të largohen nga vendi.”

Talebanët kanë premtuar se do t’u lejojnë kalim të sigurt afganëve dhe të tjerëve që duan të largohen nga vendi.

Ndërkohë gratë afgane dolën sërish në rrugë për të kërkuar të drejta të barabarta nën sundimin e talebanëve.

Ata u mblodhën në qendër të qytetit Mazar-e Sharif, duke mbajtur pankarta që shkruanin “Shkelja e të drejtave të grave-shkelje e të drejtave të njeriut” dhe “Duam pjesëmarrje në të gjitha nivelet politike”.Dëshmitarët thanë se talebanët fyen dhe kërcënuan pjesëmarrëset e protestës.

Talebanët kanë shpallur fitoren mbi provincën Panjshir në verilindje të kryeqytetit Kabul. Grupi militant publikoi një video ku shfaqen duke ngritur flamurin e tyre.

Luftëtarët e rezistencës megjithatë thanë se ata ishin ende të pranishëm në të gjitha pozicionet strategjike dhe vazhdojnë të luftojnë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PD NUK E BËRI AS BERISHA, AS BASHA"/ Revoltohet Kadilli: Kemi një lider të vjetër që nuk pranon të largohet
Previous article SHBA/ Rinisin procedurat gjyqësore kundër të pandehurve për sulmet e 11 shtatorit

s.autor

Postime të ngjashme

QYTETET MË TË MIRA NË BOTË PËR VITIN 2026/ Çfarë i bën metropolet globale kaq tërheqëse për të jetuar dhe vizituar? Botë

QYTETET MË TË MIRA NË BOTË PËR VITIN 2026/ Çfarë i bën metropolet globale kaq tërheqëse për të jetuar dhe vizituar?

FLET NË OKB/ Zelensky: Moska ka pësuar humbje poshtëruese! Vetëm një njeri dëshiron luftë në Ukrainë Botë

FLET NË OKB/ Zelensky: Moska ka pësuar humbje poshtëruese! Vetëm një njeri dëshiron luftë në Ukrainë

ULJA E ÇMIMIT TË ENERGJISË NË TREGUN VENDAS/ Trump përgatit planin për të ndaluar eksportet e naftës së papërpunuar nga SHBA Botë

ULJA E ÇMIMIT TË ENERGJISË NË TREGUN VENDAS/ Trump përgatit planin për të ndaluar eksportet e naftës së papërpunuar nga SHBA

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT