• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
HISTORI SUKSESI/ Shqiptarja Anita Likmeta, ndër 50 italianët më frymëzues në Evropë në inovacion
Home
Sociale

HISTORI SUKSESI/ Shqiptarja Anita Likmeta, ndër 50 italianët më frymëzues në Evropë në inovacion

6 September, 2021 s.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Një shqiptare mes 50 italianëve më të famshëm në Evropë në fusha të ndryshme të shkencës dhe inovacionit.
Anita Likmeta “rrëmben” një tjetër çmim, pas atij të Startupitalia ku u vlerësua si një nga 150 gratë më të pandalshme në Itali në inovacion.
34-vjeçarja shqiptaro-italiane me origjinë nga Durrësi, e larguar drejt Italisë në moshën 11 vjeç ja ka dalë mbanë të shquhet si inovatore dhe krijuese e disa bizneseve në fushën e startupeve.

Në artikullin të kësaj të hëne, me titull “Pesëdhjetë italianë në Evropë për inovacion”, gazeta e njohur italiane “Corriere della Sera” ka publikuar listën me 50 emrat më të njohur në fushën e shkencës dhe teknologjisë në Evropë.

Anita Likmeta, e natyralizuar italiane por me origjinë shqiptare, është fytyra e parë italiane në listën prestigjioze Inspiring Fifty, projekt në bashkëpunim me partnerin teknik ENI, partnerin e medias Grupi RCS dhe në bashkëpunim me DAZN dhe Klecha & Co.

Shqiptarja Anita Likmeta, ndër 50 italianët më frymëzues

Lista përfshin gra italiane që mbajnë role prestigjioze në fusha të ndryshme, nga sektori shkencor dhe teknologjik, në fushën e administratës publike ndaj kompanive private.

Përzgjedhja e Anita Likmetës, sipërmarrëse dhe anëtare e Confindustria Giovani në Itali, u bë nga një juri prestigjioze e përbërë nga Diego Della Valle, (President i Tod’s SPA), Luca Colombo (Drejtor i Facebook Itali), Diego Piacentini (Komisioneri qeveritar për transformimin dixhital Italiane dhe Ish Nënkryetar i Amazon), Fabio Vaçarono (ZvPresidente e Google), Silvia Candiani (CEO e Microsoft Italy), Francesca Zarri (Drejtori Teknologjik ENI), Barbara Cominelli (CEO JLL Italia), Carlo d’Asaro Biondo (Nënkryetar Ekzekutiv – Partneriteti, Aleancat Telecom Italia SPA dhe CEO Noovle), Laura Cioli (Drejtor joekzekutiv në Mediobanca, Autogrill, Brembo, Sofina), Ferruçio Resta (Rektor të Politecnico të Milano-s dhe President i CRU (Konferenca e Rektorëve të Universitetet Italiane)), Gianmario Verona (Rektor i Universitetit Boçoni), Giovanna Iannantuoni (Rektore e Universitetit të Milanos Bicoça), Francesco Ubertini (Rektor i Universitetit të Bolonjës), Paola Severino (Zv Presidenti i LUISS), Elisabeth Robinson (Bashkëthemeluese dhe Nënkryetare, Indaco Venture Partners SGR), Raffaele Mauro (Partner i Përgjithshëm, Primo Space Fund), Barbara Poggiali (Anëtare e Pavarur e Bordit të administrim dhe menaxher i lartë) dhe Paola Bonomo (jo drejtor ekzekutiv, këshilltar, investitor).

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ME SYTË NGA ANGLIA/ Shqipëria mund të rrëmbejë vendin e dytë, përmbyset situata në Grupin I
Previous article HOROSKOPI JAVOR NGA PAOLO FOX/ Ç’kanë parashikuar yjet gjatë datave 6-12 shtator

s.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin Aktualitet

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim Aktualitet

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT