• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“KAM AVOKATIN SËMURË”/ Dështon për herë të dytë seanca dëgjimore për Dritan Ginën
Home
Aktualitet
Kronikë

“KAM AVOKATIN SËMURË”/ Dështon për herë të dytë seanca dëgjimore për Dritan Ginën

4 September, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Seanca dëgjimore e prokurorit të Tiranës, Dritan Gina, e planifikuar për t’u zhvilluar të premten në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, dështoi për herë të dytë.

Gina pohoi se avokati ishte në gjendje pamundësie për të qenë i pranishëm në seancë dhe i paraqiti Komisionit një raport mjekësor për paaftësinë e përkohshme në punë të përfaqësuesit ligjor, deri më 10 shtator 2021. Ai kërkoi që të shtyhej seanca gjyqësore për t’iu garantuar e drejta e mbrojtjes, kërkesë e cila u pranua nga trupa gjykuese.

Më herët më 26 korrik, seanca dëgjimore u shty pasi prokurori Gina kërkoi që të shqyrtohej një kërkesë e dorëzuar prej tij për përjashtimin e anëtareve të trupit gjykues, Xhensila Pine dhe Etleda Çiftja.

Megjithëse trupi gjykues u shpreh në seancën e parë se nuk ishte njohur me këtë kërkesë, të premten pranoi se Gina kishte dorëzuar kërkesën për pëjashtimin e dy anëtarëve Pine dhe Çifjta, veç kërkesës për përjashtimin e komisioneres tjetër, Valbona Sanxhaktari.

“…U konstatua se është i vërtetë fakti se subjekti kishte paraqitur kërkesë për përjashtimin e komisionerëve Xhensila Pine dhe Etleda Çiftja në maj të vitit 2020, por për shkak të një gabimi njerëzor nga ana e personelit administrativ, nuk i është vënë në dispozicion mbledhjes së Komisionit”, shpjegoi kryesuesja Etleda Çiftja.

Ajo sqaroi se kërkesa për përjashtimin e saj dhe të Pines ishte shqyrtuar nga një tjetër trupë gjykuese e KPK-së që e kishte gjetur të pabazuar dhe e kishte rrëzuar. Çiftja sqaroi se vendimi për rrëzimin e kësaj kërkese i është njoftuar subjektit të rivlerësmit me anë të postës elektronike më 4 gusht.

Seanca e radhës do të zhvillohet më datë 15 shtator, ora 13:00.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "LSI PO GABON SËRISH"/ Manjani “i tërheq veshin” Monika Kryemadhit: Pa asnjë dyshim...
Previous article I DHANË FUND LIDHJES/ Ronela dhe Zerka bëhen bashkë pas ndarjes, këngëtarja nxjerr FOTON

s.autor

Postime të ngjashme

PËRFUNDON ME SUKSES OPERACIONI I MEPJ: Pesë shtetas shqiptarë riatdhesohen nga Siria Aktualitet

PËRFUNDON ME SUKSES OPERACIONI I MEPJ: Pesë shtetas shqiptarë riatdhesohen nga Siria

PARASHIKIMI I MOTIT/ Dita e sotme nis me vranësira, pjesa më e madhe e vendit do të përfshihet nga reshjet Aktualitet

PARASHIKIMI I MOTIT/ Dita e sotme nis me vranësira, pjesa më e madhe e vendit do të përfshihet nga reshjet

MBAHET PROTESTA E 87-të PARA KRYEMINISTRISË/ Përsëriten kërkesat kundër Qeverisë Aktualitet

MBAHET PROTESTA E 87-të PARA KRYEMINISTRISË/ Përsëriten kërkesat kundër Qeverisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT