• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VËMËNDJE! Zbuloni sasinë e duhur të lëngut të limonit që duhet të përdorni për pastrimin e veshkave
Home
Shëndet

VËMËNDJE! Zbuloni sasinë e duhur të lëngut të limonit që duhet të përdorni për pastrimin e veshkave

4 September, 2021 s.autor Shëndet

Një limon i plotë përmban 139 përqind të dozës së rekomanduar të vitaminës C. Kjo e bën limonin, një prej agrumeve më të mira për shëndetin e organizmit. Përveç vitaminës C, limoni është i pasur edhe me vitaminën B6, A, E por edhe mineralet kalçium, hekur, magnez, klium, zink, fosfor dhe bakër. Limoni është një agrume e pasur me antioksidantë që luftojnë sëmundjet si kanceri, diabeti, konstipacioni, tensioni i lartë i gjakut e të tjerë.

Në mjekësinë popullore besohet se lëngjet e pasura me vitaminë C mund të shkrijnë gurët në veshka, por këto pretendime nuk janë të mbështetura plotësisht nga shkenca. Sidoqoftë, kjo e fundit pranon që lëngu i limonit është mirëbërës për shëndetin e veshkave. Gurët e veshkave ndahen në 4 kategori sipas faktorit që nxit formimin e tyre. Këtu përfshihet: faktori genetik, infeksioni në veshka, konsumi i tepruar i mishit, peshkut dhe gocave të detit apo akumulimi i depozitave të kalçiumit. Gurët si pasojë e këtyre depozitave janë më të zakonshme.

Si Ndikon Lëngu i Limonit Tek Gurët Në Veshka
Lëngu i limonit përmban sasi të larta të acidit citrik dhe atij askorbik që njihet ndryshe si vitamina C. Këto acide ulin gjasat e formimit të gurëve në veshka si pasojë e depozitave të kalçiumit. Kësisoj, ekspertët thonë se lëngu i limonit mund të ndalojë formimin e gurëve në varësi të faktorit që i nxit ato.

Sasia e Nevojshme e Lëngut të Limonit
Një sasi prej 60-120 ml lëng limoni ofron sasi të mjaftueshme të acidit citrik dhe shumë antioksidantë që mirëmbajnë shëndetin e veshkave. Lëngu i limonit duhet të jetë i freskët dhe i shtrydhur nga një limon. Lëngjet e paketura nuk përmbajnë enzima apo ushqyes thelbësorë. Lëngun e limonit mund ta përzieni në çaj, mjaltë ose të bëni limonatë me të dhe ta pini rregullisht gjatë ditës./AgroWeb

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BASHKËPUNËTORI I BABIS/ Zbardhet misteri, zbulohet se kush e kërcënonte psikologen që të mos fliste për çiftin
Previous article "DUHET TË DËSHMOJMË..."/ Presidenti i Rajonit të Puglia-s: Edi Rama, një nga liderët më të rëndësishëm në Europë!

s.autor

Postime të ngjashme

"ETHET E NILIT" NË KORÇË/ Përmirësohet gjendja shëndetësore e 72-vjeçarit të sëmurë! Vijon hetimi epidemiologjik Shëndet

"ETHET E NILIT" NË KORÇË/ Përmirësohet gjendja shëndetësore e 72-vjeçarit të sëmurë! Vijon hetimi epidemiologjik

ÇFARË TË HANI PËR TË HUMBUR PESHË? Ushqimet që shkenca i rekomandon... Shëndet

ÇFARË TË HANI PËR TË HUMBUR PESHË? Ushqimet që shkenca i rekomandon...

FLOKËT PO JU BIEN? Ja ushqimet që mund të ndihmojnë në mirëmbajtjen e tyre Shëndet

FLOKËT PO JU BIEN? Ja ushqimet që mund të ndihmojnë në mirëmbajtjen e tyre

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT