• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
U HOQ NGA POSTI I SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM/ Balla: Vazhdoj të kem detyra të rëndësishme
Home
Politikë

U HOQ NGA POSTI I SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM/ Balla: Vazhdoj të kem detyra të rëndësishme

2 September, 2021 s.autor Politikë

Taulant Balla ka folur për herë të parë pas shpalljes së qeverisë së re të Ramës dhe ndryshimeve në postet drejtuese të PS.

Balla nuk do të jetë më sekretar i Përgjitshëm i PS dhe as drejtues politik i Elbasanit, ndërsa kryeministri Edi Rama e transferoi atë në Fier. Në një prononcim për mediat, Balla tha se vazhdon të ketë detyra të rëndësishme në PS, pasi do të drejtojë grupin parlamentar. Gjithashtu, drejtimin e Fierit, qarkun e dytë më të madh në vend, Balla e cilësoi si detyrë me rëndësi.

“Nuk e mendoj që të jesh kryetar i grupit parlamentar të mos jesh një pozicion i rëndësishëm. Dhe gjithashtu të drejtosh qarkun më të dytë të neve. Ndërkohë meqenëse unë jam deputet i Elbasanit ku gjej rastin të falënderoj të gjithë ata 90 mijë votues që asnjëherë më parë dhe në mënyrë historike dua ti falënderoj një për një.

Të falënderoj edhe ata që nuk na votuan por koha do të tregojë që vota për PS është për të ardhmen. Dua të falënderoj anëtarësisë, të falenderoj patronazhistët, kanë bërë një punë të shkëlqyer. Kemi ngritur një makineri elektorale që bëri të mundur një arritje të madhe politike. Unë nuk e fsheh duke qenë se unë kam pasur prirjen të shoh edhe organizimin e partive të tjera në Europë. Sa më shumë përmirësim.

Unë ju thashë që kryetari i shumicës parlamentare është do ta quaja përgjegjësia e dytë të administrimin e duhur. Unë dua t’ju them që do të vazhdoj të jem në krye të grupit parlamentar të PS. Unë nuk shoh në këtë vendim asnjë shmangie nga ajo që kam dëshirë të bëj. Jam i vetmi deputet që kam kandiduar në të njëjtën zonë zgjedhore. Ajo që ne duam të ndryshojmë është që çdo qytetar duhet ta dini për kë ka votuar. Prej ditës së parë kur unë jam zgjedhur. Do ta bëj në mënyrën më të mirë. Ju e dini që rezultatet kanë qenë në rritje.

Unë ju thashë jam deputet i qarkut të Elbasanit dhe do të jem drejtues edhe në Fier. Duhet një punë shumë e rëndësishme për të ruajtur performancën që ish drejtuesi Ruci ka pasur në atë qark. Mos ngatërroni detyrat që burojnë nga fakti i të qenurit deputet dhe atij të drejtuesit të qarkut,” tha Balla

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ECNI ME HAPIN E SHKENCËS"/ Çifti i njohur i showbiz-it merr vaksinën kundër Covid-19 (FOTO)
Previous article RAMA I JEP POSTIN E RI/ Reagon Bushati: Shpresoj të zgjidhem. Kryetari e theksoi edhe në Asamble se ka vend për…

s.autor

Postime të ngjashme

"VIJOJMË ME REFORMAT"/ Ministri Ferit Hoxha rendit 4 prioritetet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria europiane kërkon diplomaci europiane Politikë

"VIJOJMË ME REFORMAT"/ Ministri Ferit Hoxha rendit 4 prioritetet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria europiane kërkon diplomaci europiane

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës Politikë

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës

SEZONI I RI POLITIK, PS NË POGRADEC/ Nis mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë Politikë

SEZONI I RI POLITIK, PS NË POGRADEC/ Nis mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT