Lindita Nikolla do të jetë kryetarja e re e Kuvendit të Shqipërisë. Lajmin e ka dhënë pak më parë në fjalën e tij në Asamblenë Kryeministri Rama. \ Kryeministri Rama ka bërë me dije emrat e kabinetit të ri qeveritar.
Ai ka zbuluar gjithashtu emrat e disa prej drejtuesve të rinj të forcës politike që ai drejton. Rama tha se propozon që Damian Gjiknuri do të jetë Sekretari i Përgjithshëm i ri në Partinë Socialiste.
Emrat e ministrave të qeverise ‘Rama 3’
Zëvendëskryeministër Arben Ahmetaj
Ministre e Punëve të Jashtme Olta Xhacka
Ministër i Mbrojtjes Niko Peleshi
Ministër i Drejtësisë Ulsi Manja
Ministër i Brendshëm Bledi Çuçi
Ministre e Ekonomisë dhe Financës Delina Ibrahimi
Ministre e Infrastrukturës Belinda Balluku
Ministre e Shëndetësi Ogerta Manastirliu
Ministre e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi
Ministre e Bujqësisë Frida Krifca
Ministre e Kulturës Elva Margariti
Ministre e Mjedisit dhe Turizmit, Mirela Kumbaro
4 ministra shteti
Elisa Spiropali për marrëdhëniet me parlamentin.
Edona Bilalli ministre shteti për sipërmarrjen.
Bora Muzhaqi ministre Shteti për Rininë dhe Fëmijët.
Milva Ekonomi, ministre shteti per standardet.


