• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ISH AGJENTI JUGOSLLAV AMBASADOR NË TIRANË? Analisti i kthehet qeverisë Kurti: Ku e gjetët këtë fundërrinë që fyen Adem Jasharin?
Home
Sociale

ISH AGJENTI JUGOSLLAV AMBASADOR NË TIRANË? Analisti i kthehet qeverisë Kurti: Ku e gjetët këtë fundërrinë që fyen Adem Jasharin?

1 September, 2021 s.autor Aktualitet, Sociale

Analisti Blerim Latifi në Kosovë ishte ndër të parët që reagoi ashpër pas lajmit se qeveria e Albin Kurtit ka përzgjedhur për ambasador të Kosovës në Tiranë, Idriz Zeqirajn. Ky i fundit i njohur për qëndrimet fyese ndaj heronjve të luftës në Kosovë.

Teksa thekson se Idriz Zeqiraj ka fyer heroin legjendar Adem Jashari, analisti Latifi pyet qeverinë e Kosovës se ku i gjeni këto fundërrina dhe i emëroni nëpër poste shtetërore?

Idriz Zeqiraj, i propozuari për ambasador të Kosovës, jo më larg se në vitin 2017, paska bërë një shkrim ofendues për Adem Jasharin. Tipi paska kërku që aeroportit të Prishtinës t’i hiqet emri i Adem Jasharit dhe hapur qenka shprehur se “Adem Jashari ka mbingarkesë reale me shtatore, buste, sheshe, rrugë, objekte gjithëfarëshe, madje, edhe të atyre kulturore, që përbën paradoks”. Por jo vetëm kaq. Për të Adem Jashari është një luftëtar i thjeshtë lokal dhe vlerësimi që i bëhet figurës së tij i tepërt. Kam një pyetje për qeverinë e Kosovës: Ku i gjeni këto fundrrina dhe i emëroni nëpër poste shtetërore?, shkruan Latifi.

Idriz Zeqiraj nuk është një emër i panjohur në trojet shqiptare. Në biografinë e tij mbetet njolla e agjentit jugosllav dhe bashkëpunëtorit të UDB-së në Shqipëri. Për këtë angazhim të tij është botuar në median e Kosovës edhe një profil më i plotë nga analisti Isa Mulaj.

Ja çfarë shkruan Isa Mula për të shkuarën e errët të tij:

Idrizi jeton në Gjermani. Në vitin 1974-5 iku në Shqipëri, kishte filluar të studionte, dhe ku UDB bie në kontakt me të. Në vitin 1978-9, një grup i studentëve nga Kosova shkon për vizitë në Shqipëri. Në mesin e atij grupi ishted edhe Kumrije Rugova, ish-dashnorja e tij, motra e Rrustem Rugovës, tani gruaja e Sabri Hamitit i cili është baxhanak me Sherif Balën ose ish-kryeshefin e UDB-së për Pejën. Kumria merr porosi të caktuara nga Sherifi për Idrizin, si dhe një makinë shkrimi të cilën ia dërgon Idrizit. Sigurimi i Shqipërisë i merr vesh të gjitha këto lëvizje dhe fillon survejimin e Idrizit. Fillon Idrizi të shkruaj letra të ndryshme në adresa të individëve dhe të bëjë propagandë se shteti shqiptar nuk po angazhohet për çështjen e Kosovës. Sigurimi i shtetit shqiptar e thërret në bisedë informative. Sigurimi ia tërheq vërejtjen se e di porosinë nga UDB e Pejës, si dhe porositë nga Kumrija. I thonë Idrizit se po të kishe qenë ti i vendosur për ta vazhduar veprimtarinë, do të qëndroje në Kosovë si shokët tuaj, si Kadri Osmani me shokë të cilët edhe ishin arrestuar në Kosovë, e me të cilët Idrizi kishte bashkëvepruar para se të arratisej. Sigurimi i thotë Idrizit: Ti je shkolluar këtu, ke kryer fakultet dhe je duke punuar, e për Kosovën nga këtu nuk ke si të ndihmosh, por këtë punë nga këtu e bënë shteti shqiptar, e ti shiko punën tënde dhe ke kujdes se do ta pësosh! Idrizi nuk bindet edhe vazhdon duke krijuar një grup gjoja për Kosovën. Sigurimit shqiptar nuk i mbeti tjetër pos ta dënoj dhe burgosë si bashkëpunëtor të UDB-së dhe agjent jugosllav. Ai duket se ka mbajtur 8 vite burg. Kështu e sqaron punën e tij Shaban Braha, nëpunës i Sigurimit Shqiptar, i cili ishte i angazhuar në grupin pran Komitetit Qendror të PPSh-së për Kosovë të krijuar më 1970, i cili kishte për detyrë të organizoj dhe mbikëqyrë tërë veprimtarinë lidhur me Kosovën si në Shqipëri, Kosovë, dhe diasporë. Ky grup për punën e vetë rreth Kosovës i ka raportuar drejtpërdrejtë Enver Hoxhës.

http://shekulliagency.com/reflektim/hapja-e-dosjeve-infiltrimi-i-udb-se-permes-idriz-zeqirajt-ne-sigurimin-e-shqiperise/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRAGJIKE/ 8 pjestarë të familjes vdesin nga COVID-19, pandemia shkakton tragjedi
Previous article OPERACION I PËRBASHKËT SHQIPËRI-SPANJË/ 107 të arrestuar, zbulohen 23 shtëpi bari në Madrid, sekuestrohet...

s.autor

Postime të ngjashme

MBAHET PROTESTA E 87-të PARA KRYEMINISTRISË/ Përsëriten kërkesat kundër Qeverisë Aktualitet

MBAHET PROTESTA E 87-të PARA KRYEMINISTRISË/ Përsëriten kërkesat kundër Qeverisë

"NUK DO TË VRASIM NJËRI-TJETRIN, VETËM..."/ Biseda e fundit mes Allmuçës dhe vëllait të viktimës Aktualitet

"NUK DO TË VRASIM NJËRI-TJETRIN, VETËM..."/ Biseda e fundit mes Allmuçës dhe vëllait të viktimës

PËRFSHIHET NGA FLAKËT MALI I SHASHICËS NË KANINË/ Era e fortë vështirëson ndërhyrjen, rrezikohen stanet me bagëti Aktualitet

PËRFSHIHET NGA FLAKËT MALI I SHASHICËS NË KANINË/ Era e fortë vështirëson ndërhyrjen, rrezikohen stanet me bagëti

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT