• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PËRFITIMET SHËNDETËSORE NGA KONSUMIMI I RREPAVE/ 4 vetitë çudibërëse
Home
Shëndet

PËRFITIMET SHËNDETËSORE NGA KONSUMIMI I RREPAVE/ 4 vetitë çudibërëse

1 September, 2021 s.autor Shëndet

Një proverb i vjetër kinez (Kina konsiderohet vendlindja e rrepave) thotë që nëse hani rrepa dhe pini çaj të nxehtë, mjekët jo vetëm që do të jenë “të uritur”, por edhe do t’ju përgjërohen për punë. Rrepat mund t’i konsumoni të gjalla ose t’i kombinoni me një sërë perimesh të tjera dhe do të merrni shumë përfitime.

Lexoni më poshtë listën që AgroWeb.org ka përgatitur me disa nga përfitimet kryesore që vijnë nga rrepa e kuqe.

Kanë pak kalori dhe sigurojnë një sërë lëndësh ushqyese
Një filxhan me rrepa të papërpunuara, ka më pak se 20 kalori, vetëm 4 gr karbohidrate (gati 2 gr fibra), pothuajse një gr proteina dhe nuk kanë yndyrë.

Një filxhan rrepë të prera, siguron rreth 30% të vlerës ditore për vitaminë C, ka sasi të vogla të vitaminës B, kaliumit, kalciumit, hekurit dhe magnezit.

Rrepat mbrojnë shëndetin
Rrepat kanë substanca natyrale të cilat përmbajnë squfur. Këto përbërje kanë treguar se mund të zvogëlojnë inflamacionin, mbrojnë qelizat kundër agjentëve shkaktarë të kancerit dhe ndërhyjnë në rritjen e qelizave kancerogjene.

Gjithashtu ato kanë aktivitet antibakterial, të cilat shpesh lidhen me ulçerat dhe kancerin e stomakut.

Mund të ndihmojnë në luftën kundër kancerit
Antioksidantët luajnë një rol në zvogëlimin e inflamacionit dhe mbrojtjen e qelizave nga dëmtimi, për të shmangur plakjen e parakohshme dhe sëmundjet.

Rrepat, të cilat janë përdorur në mjekësinë popullore që nga kohërat antike, sigurojnë disa lloje të antioksidantëve.

Shkencëtarët besojnë se përbërësit natyralë tek rrepat mund të ndihmojnë në mbrojtjen nga disa lloje kanceri, duke përfshirë kancerin e qafës së mitrës, gjirit, prostatës, zorrës së trashë, mëlçisë dhe mushkërive.

Mund të mbrojnë nga diabeti
Në bazë të të dhënave të AgroWeb.org, pëfundimet e një studimi treguan se ka një lidhje midis rrepave dhe diabetit.

Studiuesit vunë në dukje se efektet mbrojtëse kanë të ngjarë të lidhen me aftësinë e tyre për të rritur mekanizmin mbrojtës antioksidues të trupit dhe të ndikojnë pozitivisht në ndryshimet e glukozës të shkaktuara nga hormonet.

Rrepat gjithashtu duket se zvogëlojnë thithjen e glukozës në zorrë dhe nxisin marrjen e glukozës, e cila zvogëlon nivelet e sheqerit në gjak.

Konsumoni rrepa në mënyrë të moderuar për të parandaluar uljen e sheqerit në gjak dhe shmangini ato nëse keni pasur gurë në tëmth.

Rrepat rriten lehtësisht dhe shpejt, kështu që mund t’i mbillni në oborrin tuaj ose në një vazo.

Kur blini rrepa në një dyqan ushqimesh, zgjidhni ato që janë të forta dhe me bishta të gjelbërta e të ndritshme./AgroWeb.org

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SHFRYTËZOJENI KËTË MUNDËSI"/ Kushi mesazh për nxënësit, prindërit dhe mësuesit në ditën e fillimit të mësimit plotësues
Previous article LARGIMI I MARINËS NGA "KLANIFORNIA"/ Turjan Hysko zbulon të vërtetën: Sigurisht...

s.autor

Postime të ngjashme

INFARKTI NUK NJEH MOSHË/ Alarmi i kardiologëve: Po shtohen rastet te të rinjtë Shëndet

INFARKTI NUK NJEH MOSHË/ Alarmi i kardiologëve: Po shtohen rastet te të rinjtë

STUDIMI: Stresi dhe inflamacioni mund të dëmtojnë zemrën në heshtje Shëndet

STUDIMI: Stresi dhe inflamacioni mund të dëmtojnë zemrën në heshtje

KUJDES! Këto ushqime nuk duhet t’i përzieni kurrë me vitaminën D… Shëndet

KUJDES! Këto ushqime nuk duhet t’i përzieni kurrë me vitaminën D…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT