• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“HAPA INTERNETIN…”/ Afganët: Kur na thanë që do vijmë në Shqipëri kërkuam ku ndodhet, SHBA-të më të mira për të studiuar
Home
Sociale

“HAPA INTERNETIN…”/ Afganët: Kur na thanë që do vijmë në Shqipëri kërkuam ku ndodhet, SHBA-të më të mira për të studiuar

31 August, 2021 s.autor Aktualitet, Sociale

Shqipëria po strehon refugjatë afganë që do të skanohen para marrjes së vizës amerikane. Disa shqiptarë mendojnë se Shqipëria duhet të ndihmojë SHBA, të tjerë se duhet të zgjidhë fillimisht problemet e brendshme.

Vija bregdetare shqiptare është e mbushur me turistë vendas dhe të huaj që po mbyllin pushimet verore. Por qyteti bregdetar i Durrësit nuk është vetëm vend për të kaluar pushimet. Është gjithashtu strehë e përkohshme për qindra refugjatë afganë.

Atyre u janë vënë në dispozicion një sërë hotelesh. Në një prej hoteleve të Durrësit ne donim të kontaktonim nga afër me refugjatët, por policia vendase nuk na e mundëson këtë. “Ata janë në karantinë. Gazetarët nuk lejohet këtu,” na bëjnë me dije. Përmes kangjellave të një porte të stërmadhe shikojmë disa fëmijë që luajnë të lumtur në pishinën e hotelit. Vetëm pak ditë më parë, këta të evakuuar po përjetonin agoninë për të lënë pas atdheun e tyre.

Ndërkohë edhe në Tiranë, në konviktet e Qytetin Studenti, është krijuar hapësirë për refugjatët afganë. Dy javë më parë, Shqipëria ra dakord të strehonte të paktën 4,000 refugjatë nga Afganistani.

“Përkohësisht” tha kryeministri Edi Rama në atë kohë

Fjala përkohësisht po përdoret shumë kohët e fundit. Dhe sa më shumë përdoret, aq më shumë njerëzit pyesin për kohëzgjatjen. “Kush e di se sa gjatë do të qëndrojnë refugjatët afganë,” na thotë një burrë, duke tundur kokën plot mosbesim. “Ne kemi një ekonomi në të cilën njerëzit ende lypin. Ne duhet të gjejmë bukën e përditshme në kazanët e plehrave, e kuptoni?”

Detyrim për të ndihmuar

Njerëz që pyesim në rrugët e Tiranës thonë se Shqipëria si anëtare e NATO-s e ka për detyrë të ndihmojë aleatin e saj, Shtetet e Bashkuara. Administrata e Biden i kërkoi Ramës të strehojë refugjatë afganë derisa ata të verifikohen dhe t’u miratohen vizat amerikane.

“Kjo mund të zgjasë deri në një vit,” thotë Alban Dafa, ekspert i çështjeve të sigurisë në Institutin për Demokraci dhe Ndërmjetësim në Tiranë. “Por qeveria nuk ka dhënë informacion të mjaftueshëm për të gjithë procesin.” Ai është i shqetësuar se situata mund të çojë në një refuzim në rritje të të evakuuarve afganë brenda popullsisë shqiptare, dhe ai gjithashtu ngre pyetjen se çfarë do të ndodhë me ata që nuk lejohen të shkojnë në SHBA – “ata refugjatë që do të bllokohen në Shqipëri “.

Një vend i sigurt

Të paktën 600 afganë kanë mbërritur në Shqipëri deri tani. Khanbik Sadiq, i cili mbërriti në Tiranë nga Kabuli, është njëri prej tyre. 22-vjeçari mund të mos e dijë se ardhja e tij dhe e refugjatëve të tjerë është bërë çështje politike këtu: ai është thjesht i lehtësuar që është në një vend të sigurt, tani për tani.

I buzëqeshur tregon se kur dëgjoi se do të shkonte në Shqipëri, nisi të kërkojë në internet. “Kërkova: ku ndodhet? Cilat janë vendet fqinjë? Më pas i thashë familjes sime se Shqipëria është një vend shumë i mirë” thotë ai, duke përdorur të gjitha fjalët që di në gjuhën angleze.

SHBA: Partner për përparim

Tingëllon mjaft logjike që Shqipëria u pajtua me kërkesën e SHBA-ve për të pritur refugjatët afganë. Shtetet e Bashkuara ndihmojnë në ruajtjen e stabilitetit në Ballkan, i cili në vetvete ka një histori të gjatë luftërash. Rrugë të ndryshme në Shqipëri mbajnë emrin e ish-presidentëve amerikanë. Imazhi i Shteteve të Bashkuara si një partner për përparim është i ngulitur thellë në mendjet e njerëzve, pavarësisht nëse aktualisht ka ndonjë përparim apo jo.

Por Shqipëria po përpiqet të krijojë perspektiva për qytetarët e saj dhe shpesh është e shqetësuar nga tensioni i brendshëm midis qeverisë së rizgjedhur Rama dhe opozitës. Është një vend i drobitur nga korrupsioni, varfëria dhe mungesa e zgjidhjeve.

Të paktën një vit kohë për t’u “skanuar” për vizat amerikane

Ndërsa analistët vendas dhe ndërkombëtarë janë të zënë duke shpjeguar se çfarë do të thotë në të vërtetë marrëveshja SHBA-Shqipëri për të pritur refugjatë, duket shumë ironike të shohësh një kopje të Statujës së Lirisë në shitje në një lagjje në dalje të Tiranës. “Për 10.000 euro statuja është e juaja,” thotë shitësi – një pasuri e tërë, kur merr parasysh se qytetarët shqiptarë fitojnë mesatarisht 400 euro në muaj, madje edhe shumë më pak në zonat rurale.

Khanbik Sadiq shpreson që së shpejti të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara. Në fund të fundit, kjo është ajo që u premtohet të gjithëve këtu. “Ata duhet të na çojnë në një vend tjetër, në SHBA,” thotë ai. Pasi të arrijë atje, dëshiron të vazhdojë të studiojë inxhinieri. Edhe pse “Shqipëria është një vend fantastik, por për t’u arsimuar, SHBA-të janë më të mira,” thotë ai.

Aktualisht është e paqartë se cilët afganë do të arrijnë destinacionin e tyre dhe kur. Procesi i verifikimit për SHBA nuk ka filluar ende. SHBA aktualisht po sigurojnë që mijëra refugjatë afganë të vendosen në të ashtuquajturat “vende tranzit” në Ballkan: Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Pjesa tjetër do të jetë politikë, që do të luhet brenda rajonit të Ballkanit.

DW

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS ZYRTARIZIMIT/ Ronaldo pozon me fanellën e Manchester United, për herë të parë pas 12 vitesh
Previous article KËRKON RIKTHIMIN TEK FITORET/ Porteri Neuer: Italia të jetë model për Gjermaninë pas "Euro 2020"

s.autor

Postime të ngjashme

MBAHET PROTESTA E 87-të PARA KRYEMINISTRISË/ Përsëriten kërkesat kundër Qeverisë Aktualitet

MBAHET PROTESTA E 87-të PARA KRYEMINISTRISË/ Përsëriten kërkesat kundër Qeverisë

"NUK DO TË VRASIM NJËRI-TJETRIN, VETËM..."/ Biseda e fundit mes Allmuçës dhe vëllait të viktimës Aktualitet

"NUK DO TË VRASIM NJËRI-TJETRIN, VETËM..."/ Biseda e fundit mes Allmuçës dhe vëllait të viktimës

PËRFSHIHET NGA FLAKËT MALI I SHASHICËS NË KANINË/ Era e fortë vështirëson ndërhyrjen, rrezikohen stanet me bagëti Aktualitet

PËRFSHIHET NGA FLAKËT MALI I SHASHICËS NË KANINË/ Era e fortë vështirëson ndërhyrjen, rrezikohen stanet me bagëti

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT