• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AKSIDENTI ME 5 VIKTIMA/ Përplasja tangenciale, s’ka gjurmë frenimi të “Land Roverit”! Shoferja: Furgoni ishte me shpejtësi skëterrë…
Home
Breaking News

AKSIDENTI ME 5 VIKTIMA/ Përplasja tangenciale, s’ka gjurmë frenimi të “Land Roverit”! Shoferja: Furgoni ishte me shpejtësi skëterrë…

31 August, 2021 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Aksidenti i ndodhur mesjavën e shkuar në Qafën e Muzinës ku humbën jetën 5 persona, duket se po hyn në një etapë të re hetimesh. Burime konfidenciale nga grupi hetimor, konfirmojnë për Report Tv, se drejtuesja e Land Roverit Rexhina Çelhaka udhëtonte me automjetin e djalit të xhaxhait të saj nga Tirana në drejtim të Sarandës e mandej drejt destinacioneve të panjohura për të.

Çelhaka nën shoqërinë e shoqeve të saja, kishte përshkuar rrugën nga bregdeti jonian me ndihmën edhe të GPS në celular pasi ishte një terren i panjohur për të. Ndërmarrja e udhëtimit në drejtimin jugor për në Gjirokastër u ndërmor mesditën kur ndodhi aksidenti.

Sipas ekspertëve, në momentin e ndodhjes së aksidentit ka pasur rreshje të pakta shiu çka ka favorizuar aksidentin e ndodhur. Përplasja mes dy mjeteve ka qenë tangenciale dhe kjo është përcaktuar edhe nga pozicionimi i Land Roverit ne dy metra pas ndodhjes së aksidentit.

Gjurmët e frenimit në vendngjarje mungojnë çka do të thotë se ska pasur fare frenim dhe nëse do kishte, mbi atë bazë do përcaktohej sa shpejt ka qenë Land Roveri. Ekspertët konfirmojnë se nëse do të kishte përplasje frontale, përgjithësisht energjia e cliruar nga të dy mjetet do të varej nga pesha e secilit mjet dhe në këtë rast, pasojat do të ishin vecse me lëndime.

Por në rastin në fjalë me përplasjen tangenciale një pjese e energjisë e përthith goditja, kurse pjesa tjetër e ruan lëvizja-thuhet në raport. Pyetja që shtrohet është nëse të dy mjetet do të kishin respektuar shpejtësinë e lejuar prej 30 km në orë që është dhe shpejtësia e lejuar, do të ndodhte ky aksident me këtë pasojë? Ndërkaq Rexhina Çelhakaj ndodhet në spitalin e burgut në gjendje të rënduar mentale si pasojë e asaj që ndodhi.

Madje edhe në masën e dhënë të arrestit që iu komunikua teksa ishte shtruar, ajo vetëm ka qarë dhe shfajësuar duke thënë se nuk ka qenë me shpejtësi dhe se furgoni me pasagjerë drejtuar nga Bardhi Proda, erdhi me një shpejtësi skëterre aq sa nuk e pandehte se nga erdhi. Ditët vijuese, grupi i ekspertëve të ardhur nga Tirana, do të përcaktojë edhe konkluzionet që do t’i shërbejnë organit të akuzës për të zbuluar shkaqet reale të aksidentit ku humbën jetën 5 persona mes të cilëve edhe drejtuesi i furgonit të pasagjerëve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NJOFTIMI/ Ministria e Jashtme: Çfarë nevojitet për të hyrë në Itali dhe vaksinat që njihen
Previous article KRESHNIK SPAHIU/ Talibanët me kollare

s.autor

Postime të ngjashme

MBAHET PROTESTA E 87-të PARA KRYEMINISTRISË/ Përsëriten kërkesat kundër Qeverisë Aktualitet

MBAHET PROTESTA E 87-të PARA KRYEMINISTRISË/ Përsëriten kërkesat kundër Qeverisë

"NUK DO TË VRASIM NJËRI-TJETRIN, VETËM..."/ Biseda e fundit mes Allmuçës dhe vëllait të viktimës Aktualitet

"NUK DO TË VRASIM NJËRI-TJETRIN, VETËM..."/ Biseda e fundit mes Allmuçës dhe vëllait të viktimës

PËRFSHIHET NGA FLAKËT MALI I SHASHICËS NË KANINË/ Era e fortë vështirëson ndërhyrjen, rrezikohen stanet me bagëti Aktualitet

PËRFSHIHET NGA FLAKËT MALI I SHASHICËS NË KANINË/ Era e fortë vështirëson ndërhyrjen, rrezikohen stanet me bagëti

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT