Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka do të udhëtojnë në datat 1-2 shtator drejt Ljubjanës të Sllovenisë. Qëllimi i kësaj vizite zyrtare është forumi strategjik i BE-së, në të cilën do të jetë në fokus e ardhmja e Evropës dhe përgjigja efektive e sfidave aktuale, mes tyre edhe COVID, pandemia e cila ka “gjunjëzuar” botën. Të pranishëm në këtë forum do të jenë edhe përfaqësues të BE-së, KE-së dhe Ballkanit Perëndimor.
Temat e diskutuara në ditën e parë të Forumit do të përfshijnë rimëkëmbjen pas pandemisë, transformimin e gjelbër dhe dixhital dhe të ardhmen e procesit të zgjerimit të BE-së, ku kjo e fundit është tradicionalisht një nga diskutimet më të vizituara në Forum. Rëndësia e temës do të jetë edhe më e madhe këtë vit, pasi paneli ndjek miratimin e një metodologjie të re të zgjerimit dhe i paraprin samitit BE – Ballkani Perëndimor në tetor.
Në ditën e dytë të takimit, bisedimet do të përqendrohen në rimëkëmbjen ekonomike pas pandemisë dhe rimëkëmbjen e turizmit, forcimin e BE-së. Temat e tjera në ditën e dytë përfshijnë diskutime mbi ndërtimin e një përgjigje më efektive ndaj ndryshimeve klimatike, rëndësinë e bashkëpunimit transatlantik dhe Indo-Paqësor, sfidat me të cilat përballen vendet e Partneritetit Lindor, stabilitetin e Mesdheut dhe menaxhimin e përbashkët të Detit Adriatik.
.


