• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHBA I DHURON KOSOVËS AUTOMJETE USHTARAKE/ Osmani: Janë karakteristikë për terrene të vështira dhe…
Home
Rajon

SHBA I DHURON KOSOVËS AUTOMJETE USHTARAKE/ Osmani: Janë karakteristikë për terrene të vështira dhe…

30 August, 2021 Delo.autor Rajon

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhuruar Kosovës 55 automjete ushtarake.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani shprehu mirënjohjen e saj ndaj presidentit të SHBA-së, Joe Biden, ambasadorit të SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, ushtrisë amerikane si dhe popullit amerikan. Osmani tha se SHBA-ja po kujdeset që Kosova t’i zhvillojë kapacitetet e saj ndërvepruese ushtarake.

“Dua që t’i shpreh mirënjohjen e thellë të qytetarëve të Republikës së Kosovës presidentit të Shteteve të Bashkuara, presidentit Biden, ambasadorit Kosnett, gjithë qeverisë amerikane, në veçanti ushtrisë së SHBA-së, por mbi të gjitha popullit amerikan, i cili po kujdeset që Kosova t’i zhvillojë kapacitetet e saj ndërvepruese ushtarake krahas zhvillimit të jetës demokratike dhe funksionimit të mirëfilltë të institucioneve të vendit”, tha Osmani.

Ajo më tej tregoi karakteristikat e automjetet që SHBA-ja ia dhuroi FSK-së. Osmani tha se ato u rezistojnë predhave dhe se janë të ndërtuara për terrene të vështira.

“Këto pajisje të cilat janë karakteristikë për terrene të vështira dhe kanë rezistencë efikase ndaj goditjes së predhave, do t’u mundësojnë juve që veprimet tuaja në ruajtjen e paqes t’i zgjeroni e t’i shtrini gjithandej ku ju kërkohet”, tha presidentja Osmani.

Duke i uruar edhe ushtarët, Osmani tha se shpreson që Kosova së shpejti të sigurojë edhe helikopterë që janë shumë të nevojshëm.

“Shpresoj që faza e ardhshme të përfshijë edhe helikopterët shumë të nevojshëm, të cilët do të shërbejnë edhe për të shpëtuar jetë njerëzish në raste emergjencash dhe katastrofash natyrore”, tha Osmani.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ekipi i Lulzim Bashës, a po përgatitet PD për një përplasje me amerikanët?
Previous article ALFRED PEZA/ Të gjithë kanë ardhur e ikur, përveç Sali Berishës e Ilir Metës

Delo.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi… Rajon

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi…

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd? Rajon

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd?

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm Rajon

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT