SHBA ka kryer një tjetër goditje me raketë në një lagje në Afganistan, ku thotë se ka goditur një bazë të ISIS-K.
Sulmi kishte në shënjestër anëtarët e degës afgane të grupit të Shtetit Islamik, IS-K, raporton agjencia e lajmeve Reuters, duke cituar zyrtarë amerikanë. Deri tani raportohet se 2 persona kanë ndërruar jetë dhe tre të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Asnjë detaj i mëtejshëm i operacionit amerikan nuk është publikuar dhe është e paqartë nëse lidhet me goditjen e raketave në një pronë pranë aeroportit.
Presidenti Joe Biden paralajmëroi se ata që qëndrojnë pas sulmit vdekjeprurës terrorist që vrau dhe plagosi pjesëtarë të shërbimit amerikan dhe civilë afganë në Kabul, se SHBA “do i ndjekë këmba-kembës’.


