• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RRITJA E INFEKTIMEVE/ Kurti anulon vizitën në Austri, kërkon mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare
Home
Rajon

RRITJA E INFEKTIMEVE/ Kurti anulon vizitën në Austri, kërkon mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare

29 August, 2021 Delo.autor Rajon

Kryeministri Albin Kurti ka thirrur në një mbledhje urgjente Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Kjo mbledhje vjen pas situatës së pandemisë në Kosovë, ku kohët e fundit numri i infektimeve me COVID-19, si edhe i viktimave është rritur ndjeshëm.

Sipas raportimeve nga mediat kosovare, Kurti ka anuluar një vizitë për në Alpbach të Austrisë, ku ishte i ftuar të marrë pjesë në Forumin Evropian Alpbach 2021. Ende nuk bëhet me dije orari i saktë se kur do të zhvillohet mbledhja, por pritet të mblidhet sot pasdite.

“Sot pasdite kryeministri Kurti do të thërras mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Kosovës. Për orën e mbledhjes do të njoftojmë së shpejti”, thuhet në njoftim.

Nga dita e nesërme në Kosovë futen në fuqi masat të reja anti-COVID. Të gjithë personat që do të hyjnë në Kosovë, pavarësisht shtetësisë, duhet të paraqesin dëshmi për vaksinim apo teste PCR/antigen ose në të kundërtën duhet të karantinohen për shtatë ditë. Nga kjo masë përjashtohen shtetasit e Shqipërisë, kjo edhe për shkak se vendi ynë nuk ka masa të tilla parandaluese në pikat kufitare me Kosovën.

Në masat e reja përfshihet kufizimi i lëvizjes së qytetarëve nga ora 22:00 deri në ora 05:00. Orari i sektorit të gastronomisë është reduktuar për një orë dhe ky sektor tashmë do të mund të punojë deri në ora 21:30 dhe do të lejohet të punojë vetëm në hapësira të jashtme. Institucionet publike dhe private janë të obliguara të punojnë vetëm me staf esencial deri më 13 shtator. Pas kësaj date, punëtorët e sektorit publik duhet të dëshmojnë certifikatën e vaksinimit apo testet përkatëse që t’iu lejohet hyrja në vendet e punës. Qeveria vendosi që viti i ri shkollor të nisë më 13 shtator.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DASMORËT NË FUSHË KRUJË NUK PËRMBAHEN/ Makinat presin semaforin, dalin nga mjeti dhe kërcejnë (VIDEO)
Previous article KRIM MAKABËR NË INDI/ Prifti dhe tre punonjës të kishës përdhunojnë dhe djegin vajzën 9-vjeçare

Delo.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDI NË MALIN OLIMP/ Alpinisti 40-vjeçar bie në humnerë, gjendet trupi i pajetë Rajon

TRAGJEDI NË MALIN OLIMP/ Alpinisti 40-vjeçar bie në humnerë, gjendet trupi i pajetë

“NUK DO TË NDALEMI”/ Aleanca i bashkohet protestës së PDK para godinës së qeverisë Rajon

“NUK DO TË NDALEMI”/ Aleanca i bashkohet protestës së PDK para godinës së qeverisë

AKSIDENT UJOR NË GREQI/ Anija turistike përplaset me betonin e portit në brigjet e ishullit Zakinthos, 6 të plagosur, arrestohet kapiteni Rajon

AKSIDENT UJOR NË GREQI/ Anija turistike përplaset me betonin e portit në brigjet e ishullit Zakinthos, 6 të plagosur, arrestohet kapiteni

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT