• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“RAMA DO LËRË GJURMË NË…”/ Gjikondi: Bashën e krijoi Berisha, ai do jetë varri i tij
Home
Politikë

“RAMA DO LËRË GJURMË NË…”/ Gjikondi: Bashën e krijoi Berisha, ai do jetë varri i tij

28 August, 2021 F.autor Politikë

Shqipëria i hapi dyert afganëve të cilëve u rrezikohet jeta nga talebanët, ku prej 2 ditësh në vendin tonë kanë mbërritur 275 prej tyre. Ky veprim për aktivisten e shoqërisë civile Brizida Gjikondi ishte një nga mësimet e mëdha që Shqipëria e vogël i dha botës. Në një intervistë për Report Tv, Brizida Gjikondi tha se ky veprim i jep Shqipërisë vlera të mëdha në aspektin moral dhe po tregon vlerat e demokracisë dhe lirisë, ndërsa vetë Europa nuk ka një qëndrim të unifikuar për pranimin e refugjatëve.

“Shqipëria jonë e vogël i dha mësime të mëdha botës për të disatën herë. Nëse Gjermani apo vende të tjera të BE po evakuojnë personelin e tyre, Shqipëria hapi dyert e shtëpisë së saj për afganët e rrezikuar që besuan në vlerat e demokracisë, lirisë, emancipimit dhe u pozicionuan në krah të SHBA-së. Kjo na jep vlera në aspektin moral. Në BE nuk ka një qëndrim të unifikuar për sa i përket kësaj çështje dhe është e turpshme që nuk pozicionohet hapur afganëve kur për 20 vite u përpos të eksportonte vlerat e saj atje”, tha Gjikondi

Për situatën politike në vend, ku javën që vjen pritet të bëhet publike dhe qeveria e re “Rama 3”, Gjikondi tha se Rama kërkon të lërë gjurmë në histori duke krijuar epokën e tij dhe për këtë beson se do të ketë ministra teknicien që të realizojnë ambiciet e tij.

“Rama do të sjelle teknicien pasi ka vizionin e tij për vendin dhe për të arritur ambiciet që ka. Rama raportin e ka me historinë do të krijoje “koha Rama” dhe epokën e tij. Për këtë qeveria do të jetë e përbërë nga njerëz që mendon se mund të zbatojnë ambiciet e tij”, tha aktivistja

Nëse për Ramën mendoi se do të lerë gjurmët e tij në histori, për PD, Gjikondi ka parashikime të zymta duke thënë  se nëse Basha nuk ndahet nga Berisha do të mbetet në të shkuarën pasi aktualisht ajo parti është si një anije me vrima që po mbytet. Gjikonti tha se Bashën e krijoi Bërisha dhe se ai do të jetë edhe varri i tij.

“Basha nuk shkëputet dot nga qenia që e ka krijuar nuk ka takat ai. Nuk ka pasur takat për gjëra më të thjeshta të ndahet nga Berisha dhe jo më për çështjen me SHBA.  Nëse nuk ndahet dot atëherë Berisha do të jetë edhe varri i Bashës dhe PD do i mbesë të shkruarës. Berisha duhet të gjykohet jo vetëm për krimet, por edhe për shtrembërimin që i bëri rrugës së zhvillimit të Shqipërisë”, tha ajo.

Gjikondi komentoi edhe dorëheqjen e Mark Markut, ku tha se ai është një njeri i lirë që nuk pranoi të zvarritej në PD nga Basha dhe të bëhej kurban i tij, megjithatë sipas saj nuk i falet që e kuptoi kaq vonë se ku po aderonte prej 4 vitesh.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SERIE A KA HUMBUR NJË PJESË TË SHARMIT, POR..."/ Capello tregon arsyen e largimit të Ronaldos
Previous article NDODH NË BERAT/ Njëri dhunon gruan, tjetri kunatën. Arrestohen DY...

F.autor

Postime të ngjashme

STREHIMI/ Rama: Banesa të përkohshme për të pastrehët. Ndërtojmë edhe banesa të veçanta për personat me aftësi të kufizuara Politikë

STREHIMI/ Rama: Banesa të përkohshme për të pastrehët. Ndërtojmë edhe banesa të veçanta për personat me aftësi të kufizuara

“S’ËSHTË VETËM PROBLEM SHQIPTAR”/ Rama prezanton 6 pikat e Programit Kombëtar të Strehimit: Banesa sociale edhe nga konfiskimet, mbështetje familjeve të reja Politikë

“S’ËSHTË VETËM PROBLEM SHQIPTAR”/ Rama prezanton 6 pikat e Programit Kombëtar të Strehimit: Banesa sociale edhe nga konfiskimet, mbështetje familjeve të reja

GJYQTARËT KALLËZUAN MALAJN NË SPAK PËR PAGAT/ Rama: Mungon emri im dhe i ministrit të Drejtësisë… Breaking News

GJYQTARËT KALLËZUAN MALAJN NË SPAK PËR PAGAT/ Rama: Mungon emri im dhe i ministrit të Drejtësisë…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT