• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
1 VIT MË PARË I VRANË VELLAIN PËR KONFLIKTET E DROGËS/ 35-vjeçari në Shkodër nuk heq dorë nga kultivimi i…
Home
Aktualitet
Kronikë

1 VIT MË PARË I VRANË VELLAIN PËR KONFLIKTET E DROGËS/ 35-vjeçari në Shkodër nuk heq dorë nga kultivimi i…

26 August, 2021 F.autor Aktualitet, Kronikë

Ditën e sotme ka rënë në prangat e policisë për kultivim kanabisi Oslon Çutaj, 35 vjeç.

Edhe pse rreth një vit më parë 35-vjeçarit i kishin vrarë vëllanë pas një konflikti për drogë, duket se ai sërish nuk ka hequr dorë nga ky aktivitet kriminal.

Në tetor të vitit 2020 vëllai i Oslon Çutajt, Vilsoni u vra në malet e Dukagjinit bashkë me Klement Pepajn. Ata u qëlluan për vdekje nga Danjel Pepaj, i cili vazhdon të jetë ende në kërkim.

Si ndodhi vrasja e Vilson Çutajt dhe Klement Pepajt?

Trupat e pajetë të Vilson Çutajt dhe Klement Pepajt u gjetën më datë 8 tetor në malet e Dukagjinit. Policiai gjeti brenda në një pyll, dy shokët, pa shenja jete.

Të dy kishin shenja plumbash në trup, që konfirmon se janë vrarë me armë zjarri dhe personi i dyshuar është Danjel Pepaj.

Gjetja e trupave ka ardhur pasi policia mori me vete për kërkimet, babain e autorit të dyshuar, Rrok Pepaj.

Policia e Shkodrës ka shpallur në kërkim Danjel Pepajn, i cili mendohet se është larguar drejt Malit të Zi. Vendi ku ishin vrarë Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj u zbulua nga një telefonate që Daniel Pepaj ka bërë me të vëllain që ndodhet në Itali.

Banorët e zonës kanë treguar në polici se ai i kishte thënë të vëllait se i kishte ekzekutuar të dy të rinjtë. “Njërin e qëllova në ballë. Ndërsa tjetrin nuk e di nëse e lashë të vrarë”, mësohet t’i ketë thënë ai, teksa i vëllai i tronditur është përgjigjur se tani nuk i mbetej tjetër vetëm të vriste veten.

Vrasja e dyfishtë erdhi pas Vilson Çutaj e Klement Pepaj, dhunuan Danjel Pepajn më 3 Tetor, pasi e akuzuan se ai u kishte grabitur 50 kg kanabis. Disa orë më vonë, Danjel Pepaj i thirri dy shokët në mal për t’u dhënë lëndën narkotike, por aty i qëlloi me armë zjarri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article JEP INTERVISTËN E PARË NGA BURGU/ Kritiku i Putin: Këtu ndihem si në kampet kineze të punës, ushtrohet dhunë...
Previous article COVID "GJUNJËZON" KOSOVEN/ 18 viktima dhe 2,295 raste të reja me Covid në 24 orët e fundit

F.autor

Postime të ngjashme

SHTËPI PËR ÇIFTET E REJA/ Prezantohet prioriteti i parë i ‘Shqipërisë Sociale’, Koçiu: Në vjeshtë nis programi i ri i strehimit Aktualitet

SHTËPI PËR ÇIFTET E REJA/ Prezantohet prioriteti i parë i ‘Shqipërisë Sociale’, Koçiu: Në vjeshtë nis programi i ri i strehimit

TRAGJIKE NË LIQENIN E KOMANIT/ Humb jetën 20-vjeçari nga Kosova, po lahej me shokët Aktualitet

TRAGJIKE NË LIQENIN E KOMANIT/ Humb jetën 20-vjeçari nga Kosova, po lahej me shokët

PUBLIKOHEN PAMJET/ Ky është momenti kur vihen në pranga Ergys Agasi dhe ish-zyrtari policor në Durrës Aktualitet

PUBLIKOHEN PAMJET/ Ky është momenti kur vihen në pranga Ergys Agasi dhe ish-zyrtari policor në Durrës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT