• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJET E REJA/ Vrasja në Vlorë për 3 mijë € drogë! 25-vjeçari Xhuljan Bullari u vra nga miku i tij pasi pagoi me lekë…
Home
Breaking News

DETAJET E REJA/ Vrasja në Vlorë për 3 mijë € drogë! 25-vjeçari Xhuljan Bullari u vra nga miku i tij pasi pagoi me lekë…

26 August, 2021 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një miqësi e krijuar në qelinë e burgut vijoi edhe jashtë saj me aktivitetin e paligjshëm të trafikut të drogës, konfliktet për të cilën dyshohet se i morën jetën në Vlorë 25-vjeçarit Xhuljan Bullari. I arrestuari për krimin, Bledar Selmanaj ka dëshmuar në polici se gjithçka nisi për 3 mijë euro drogë, që i riu, tashmë i pajetë, e pagoi me lekë false.

Xhuljan Bullari i cili u vra me plumb në kokë në Babicë të Vlorës, me të dyshuarin Bledar Selmanaj kishte patur miqësi të ngushtë në burg. Xhuljano u lirua para dy vjetëve kurse Selmanaj më datë 5 të këtij korriku.

Të dy jashtë hekurave vendosën të vazhdonin miqësinë dhe të fitonin para me tregtinë e drogës, ka treguar në polici kur u arrestua 39-vjecari. Bëhet fjalë për 100 kg hashash të presuar që Selmanj negocio mes miqve të tij dhe të shokut të burgut. Shitja u bë në Elbasan por pala e viktimës pagoi me para false. Ky ka qenë dhe momenti i krisjes mes miqësisë zënë në qeli.

Megjithëse në dëshminë para hetuese, shpesh herë thotë se nuk e ka vrarë ai Xhuljanon 25-vjeçar, Selmanaj ka këmbëngulur për 3 mijë Euro që duhej tu dërgoheshin shitësve të hashashit, ndryshe jeta e tyre ishte në rrezik për shkak të pagesës me para false.

Të shtunën e 21 gushtit të dy shokët u takuan pranë Policisë së Tiranës. Me “Fiat Punto”, siç policia ka zbuluar përmes kamerave të sigurisë, ata udhëtuan së bashku drejt Vlorës, dhe në mbrëmje hynë në Transballkanike. Një orë më vonë, në 20:54 në kamerat e sigurisë, makina shfaqet duke kaluar pranë një pike karburanti në Qafë Babicë. Aty ku banorët e njohin si “Lapidari’, u krye dhe vrasja. Bledar Selmanaj e qëllon shokun e tij 14 vjet më të ri, me dy plumba nga pistoletë e llojit Tangofolio Giuseppe SRL Gardone Italy e cila u gjet e groposur në oborrin e banesës së tij në lagjen “15 Tetori” në Vlorë.

Hetuesit janë në punë e sipër për grumbullimin e provave ndaj të akuzuarit, që nga dëshmia e tij jo shumë e qartë, deri tek ekspertiza nëse arma e gjetur është ajo me të cilën u krye krimi apo jo. Paraditen e së premtes Bledar Selmanaj do të dalë para gjykatës për t’u njohur me akuzën e vrasjes me paramendim të Xhuljan Bullarit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË/ Ishte duke pastruar pusin, mbytet 65-vjeçari në Kamëz
Previous article EKSKPOZITA ME 400 VEPRA/ QKLL kujton Nënë Terezën, Bardhyli: Ndjeshmëria e saj e rëndësishme për...

F.autor

Postime të ngjashme

"NDËRROI JETË NGA KUSHTET NATYRALE"/ Vrau nënën me thikë, arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin! Procedohet mjekja që fshehu ngjarjen Aktualitet

"NDËRROI JETË NGA KUSHTET NATYRALE"/ Vrau nënën me thikë, arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin! Procedohet mjekja që fshehu ngjarjen

TRONDITET KURBINI/ Krim brenda familjes, vajza vret të ëmën me thikë Aktualitet

TRONDITET KURBINI/ Krim brenda familjes, vajza vret të ëmën me thikë

FOTOLAJM/ 'SAVE NARTA', protesta simbolike në Zvërnec kundër ndërtimit të resortit Aktualitet

FOTOLAJM/ 'SAVE NARTA', protesta simbolike në Zvërnec kundër ndërtimit të resortit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT