• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“NUK KA SHQIPTARË TË BLLOKUAR NË AFGANISTAN”/ Rama për CNN: Refugjatët mund të qëndrojnë në vendin tonë nëse…
Home
Politikë

“NUK KA SHQIPTARË TË BLLOKUAR NË AFGANISTAN”/ Rama për CNN: Refugjatët mund të qëndrojnë në vendin tonë nëse…

25 August, 2021 Delo.autor Breaking News, Politikë

Nuk ka shqiptarë të bllokuar në Afganistan. Këtë e ka konfirmuar kryeministri Edi Rama gjatë një interviste për CNN ditën e sotme.

Kreu i qeverisë thotë se strehimi i afganëve është një çështje morale për vendin tonë.

“Duhet ta kalojnë këtë përvojë dhe të jenë të vetëdijshëm që është një kohë kur merr dhe kur jep. Nuk ka shtetas shqiptarë që kanë mbetur atje. Jemi gati të mirëpresim afganët që besuan tek ne dhe ne nuk mund të mos i ndihmojnë dhe rrezikojnë të vdesin. Është një çështje mjaft e madhe morale si pjesë e NATO-s.

Siç e kam thënë në raste të ndryshme, ne nuk jemi në kohën për të ngritur të gjitha çështjet që duhen ngritur për të ardhmen e organizatën. Është koha të mendojmë për ata që ndodhen mes jetës dhe vdekjes. Shqipëria nuk është mes vendeve të pasura. Ne kemi një kujtesë të fortë. Është në nderin e anëtarëve të NATO-s për ata që kanë mbrojtur vlerat që ne qëndrojnë, përndryshe NATO do të zbehet në sytë e personave që besojnë” – tha Rama.

Kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk mund t’i lëmë afganët që të vdesin. Ai u shpreh se Shqipëria do të strehojë 4 mijë refugjatë.

“Mendoj që është shumë e qartë që jemi sfiduar në një mënyrë të tillë si kurrë më parë, jo nga ndonjë kundërshtar ose nga një forcë kundër nesh, por nga vetja jonë sfidohemi ose të qëndrojmë për atë çka i themi botës se jemi. Ky është një objektiv i madh që nuk mund të dështojmë. Jemi vend i vogël por nuk ka rëndësi, nuk ka të bëjë me forcën dhe madhësinë, por me atë çka ne jemi, ka të bëjë me atë që është thelbësisht e rëndësishme.

Ne kemi përjetuar luftën, ne kemi parë njerëz të vdesin, kemi parë qindar mijë qytetarë të Kosovës që vinin në vendin tonë. Pritja e 500 mijë njerëzish në një vend me 3 mln persona, nuk na bëri të vdisnim urie. Na bëri më të pasur moralisht. Ne ishim të parët që dolëm dhe thamë se jemi të gatshëm që të presim njerëzit që punuam me ne. Për momentin po punojmë për listat që po na sjellim, mund të numërojmë 2000 të listuar dhe 2000 të tjerë që po punojmë për t’i mirëpritur, pra do të kemi 4 mijë” – tha Rama.

I pyetur nëse Shqipëria do të mirëpresë për qëndrim të përhershëm afganët, kreu i qeverisë thotë se nëse ata duan, mund të qëndrojnë në vendin tonë.

“Nuk është çështja nëse jam i gatshëm, është çështja që ky është një vend ku kushtetuta e parë, Kanuni i më shumë se 100 vjetëve më parë, në paragrafin e parë kishte të shkruar ‘shtëpia e shqiptarit i përket zotit dhe mikut, ata do jenë miqtë tanë. Nëse duan të qëndrojnë, janë të mirëpritur të qëndrojnë” – tha Rama.

Mbretëria e Bashkuar ka deklaruar se do të mirëpresë 20 mijë refugjatë përgjatë 5 viteve. Për këtë, kryeministri Rama tha se Shqipëria nuk diskuton shifrat.

“Mendoj se faqja më e ndritur më e mirë është ajo që shkroi Angela Merkel duke i hapur krahët këtyre njerëzve të dëshpëruar. Ne i njohim kufizimet, nevojat dhe interest e miqve dhe aleatëve tanë. Nuk e kuptoj çfarë do të thotë 20 mijë qytetarë në 5 vjet. Unë nuk diskutoj shifrat, në fund të fundit nuk është fjala për shifra, por është për disponibilitet. Ndoshta se ne patëm fatmirësim dhe fatkeqësim që të jetonim në një regjim të njëjtë me atë të talebanëve. Ne ishim afganët që i iknim ferrit që ishim të mbyllur për 50 vjet” – tha kreu i qeverisë.

Për kryeministrin Rama, pritja e afganëve në vendin tonë nuk ka të bëjë as me besimin mysliman dhe as me ndarje të tjera etnike apo kulturore.

“Unë jam katolik, bashkëshortja është myslimane ndërsa dy fëmijët nga martesa e parë janë ortodoksë, fëmija i vogël mund të zgjedhë të jetë hebre. Këtu bëhet fjalë për njerëz, dhe jo etiketa që lidhen me ngjyrat, kulturat dhe besimet. Nuk ka të bëjë me ndarje. Ne i ikëm talebanizmit të kuq, por ata nuk mund të largohen nëse Europa nuk i pranon. Kjo ka të bëjë dhe më fëmijët tanë. Si do të na shohin nëse ne i lëmë në baltë, nëse ne do vijojmë të promovojmë idealizmin. Unë nuk e kisha mendjen tek politika kur dola në rrugë për të qenë aty me të gjithë të tjerët për të kërkuar ndryshimin e regjimit. Ishin kufizimet në aktivitetet artistike që më shtyu për të dalë dhe për të protestuar” – tha Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZJARRET NË RROGOZHINË/ Një vatër re zjarri në fshatin Metasanaj, forcat zjarrfikëse në vendngjarje
Previous article PUBLIKOHEN PAMJET/ "Skifterat serialë" vjedhin biçikletat në mes të ditës në Tiranë, largohen pa "ferrë në këmbë" (VIDEO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

"PROTESTA PO PËRDORET PËR INTERESA TË TJERA"/ Rama publikon mesazhin e “armikut politik” Politikë

"PROTESTA PO PËRDORET PËR INTERESA TË TJERA"/ Rama publikon mesazhin e “armikut politik”

ZBARDHEN DETAJE/ Si e plagosi 30-vjeçari gruan me thikë? E qëlloi në krah dhe bark... Aktualitet

ZBARDHEN DETAJE/ Si e plagosi 30-vjeçari gruan me thikë? E qëlloi në krah dhe bark...

VIYITA NË FRANCË/ Rama pritet nga Macron në Pallatin Elysee Politikë

VIYITA NË FRANCË/ Rama pritet nga Macron në Pallatin Elysee

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT