• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PLAGOSJE, VJEDHJE E TRAFIK DROGE/ Arrestohen katër persona në Fier e Lushnjë (EMRAT+VIDEO)
Home
Aktualitet
Kronikë

PLAGOSJE, VJEDHJE E TRAFIK DROGE/ Arrestohen katër persona në Fier e Lushnjë (EMRAT+VIDEO)

25 August, 2021 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Fierit ka arrestuar katër persona, dy prej të cilëve të shpallur në kërkim, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Në pranga kanë rënë shtetasi Artur Xhafa, Xhabir Berisha, Mirjan Shehu dhe Nexhat Sada.

Njëri prej të arrestuarve, shtetasi Mirjan Shehu, akuzohet se ka vjedhur në banesën e shtetasit A. V., shumën 2.050.000 lekë të rinj dhe 2 televizorë, ngjarje e ndodhur në vitin 2013.

 

Njoftimi i policisë:

•Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin Operacional në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, kapën shtetasin A. Xh., 48 vjeç, banues në Dërmënas, Fier.

Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Berat, me vendimin e datës 20.10.2020, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

48-vjeçari iu dorëzua shërbimeve të Komisariatit të Policisë Berat, për veprime të mëtejshme.

•Gjithashtu, nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier u kap dhe u ndalua shtetasi Xh. B., 52 vjeç, banues në Fier, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me vendimin e datës 15.01.2020, e ka dënuar me 4 muaj burg, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”.

•Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, pas marrjes së njoftimit se në spitalin e Lushnjës kishte shkuar i plagosur me thikë një shtetas, menjëherë është organizuar puna dhe është bërë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar, shtetasit N. S., 29 vjeç, banues në Lushnjë. Ky shtetas, në lagjen “18 Tetori”, ka plagosur për motive të dobëta, me mjet prerës (thikë), shtetasin L. K., 56 vjeç, banues në Lushnjë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

U sekuestrua në cilësinë e provës materiale mjeti prerës me të cilën 29-vjeçari ka goditur shtetasin L. K.

•Në vijim të punës për zbardhjen e ngjarjeve të ndodhura më parë, pas një pune hetimore nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, në bashkëpunim me Prokurorinë Lushnjë, u bë e mundur zbardhja e vjedhjes në banesën e shtetasit A. V., në fshatin Kolonjë, në vitin 2013. Si rezultat i punës hetimore u ndalua autori i dyshuar, shtetasi M. Sh., 43 vjeç, banues në Berat, i cili ka vjedhur në banesën e shtetasit A. V., shumën 2.050.000 lekë të rinj dhe 2 televizorë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LIVE/ Kryeministri Edi Rama bën pasqyrën e punës në Mandatin e Dytë qeverisës
Previous article STUDIMI/ OBSH: Rreth 1.3 miliard njerëz në të gjithë botën vuajnë nga kjo sëmundje

Delo.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë Aktualitet

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti Aktualitet

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti

DETAJET E TRISHTA/ Ndërroi jetë brenda pishinës, 15-vjeçari bëri me shenjë për ta nxjerrë nga uji por askush nuk e ndihmoi Aktualitet

DETAJET E TRISHTA/ Ndërroi jetë brenda pishinës, 15-vjeçari bëri me shenjë për ta nxjerrë nga uji por askush nuk e ndihmoi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT