• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
STUDIMI/ OBSH: Rreth 1.3 miliard njerëz në të gjithë botën vuajnë nga kjo sëmundje
Home
Nderkombetare

STUDIMI/ OBSH: Rreth 1.3 miliard njerëz në të gjithë botën vuajnë nga kjo sëmundje

25 August, 2021 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Numri i personave mbi 30 vjeç të cilët vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut është dyfishuar gjatë 30 viteve të fundit dhe më shumë se gjysma e tyre nuk janë duke u trajtuar për të, është bërë publik në një studim të ditëve të fundit.

Ndërkohë që sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Kolegjit Imperial në Londër, rreth 1.3 miliard njerëz në botë jetojnë me tension të lartë të gjakut.

Në studimin e shtrirë në 131 vende të ndryshme të botës, thuhet se 41 për qind e grave dhe 51 për qind e burrave me presion të lartë të gjakut nuk ishin në dijeni të gjendjes së tyre shëndetësore, pavarësisht faktit se sëmundja mund të trajtohet shumë lehtë me ilaçe që kanë kosto të ulët, nga dieta më e shëndetshme dhe stërvitja tek medikamentet për uljen e presionit të gjakut.

“Megjithë përparimet që janë bërë gjatë dekadave të fundit në mjekësi dhe farmakologji, menaxhimi i hipertensionit ka qenë i ngadaltë dhe shumica dërrmuese e njerëzve me hipertension mbeten të patrajtuar”, tha Majid Ezzati njëri nga autorët e studimit.

Një nga rezultatet më shqetësuese të studimit është se rreth 8.5 milion njerëz humbasin jetën për shkak të presionit të lartë të gjakut, i cili shkakton atak kardiak, dëmton venat e gjakut apo edhe organe të tjera jetësore.  Në studim janë përfshirë rezultatet e mbi 1200 testeve, nga vititi 1990 deri në vititn 2019.

Studimi gjithashtu tregon se vendet e pasura e kanë vënë nën kontroll këtë sëmundje, mirëpo situata më e keqe është në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.  Kanadaja dhe Peruja kishin përqindjen më të ulët të njerëzve me presion të lartë të gjakut në vitin 2019, me rreth një në katër njerëz që jetonin me këtë gjendje.  Tajvani, Koreja e Jugut, Japonia, Zvicra, Spanja dhe Britania e Madhe kishin nivelet më të ulëta të hipertensionit te gratë – më pak se 24 për qind – ndërsa Eritrea, Bangladeshi, Etiopia dhe Ishujt Solomon kishin normat më të ulëta te meshkujt – më pak se 25 për qind. Në anën tjetër më shumë se gjysma e grave në Paraguai dhe Tuvalu kishin hipertension, dhe më shumë se gjysma e burrave në Argjentinë, Paraguai dhe Taxhikistan vuajnë nga sëmundja.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PLAGOSJE, VJEDHJE E TRAFIK DROGE/ Arrestohen katër persona në Fier e Lushnjë (EMRAT+VIDEO)
Previous article VRASJA E 18-VJEÇARES/ Ndërpritet seanca, autori nxirret nga Gjykata. Iu përkeqësua gjendja shëndetësore

Delo.autor

Postime të ngjashme

KRIZË MES POLONISË DHE UKRAINËS/ Zelensky rrezikon të humbasë dekoratën më të lartë polake Botë

KRIZË MES POLONISË DHE UKRAINËS/ Zelensky rrezikon të humbasë dekoratën më të lartë polake

ATENTAT PRANË MOSKËS/ Koloneli rus vritet nga shpërthimi me bombë në makinë Botë

ATENTAT PRANË MOSKËS/ Koloneli rus vritet nga shpërthimi me bombë në makinë

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT