Komiteti Teknik i Ekspertëve ka dalë në një konferencë për media.
Deri më tani, nuk është paralajmëruar për masa të reja, por javët e fundit ka shënuar një rritje të ndjeshme kurba e infektimeve nga koronavirusi.
Shkak për rritjen e infektimeve është bërë qarkullimi masiv i variantit Delta në vend, që është një variant shumë herë më i transmetueshëm se variantet e tjera të virusit Covid-19.


