• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E 18 VJEÇARES/ Xhaxhai viktimes: Trupi ishte në gjendje të rëndë, si film horror. Vrasësin e pret drejtësia e Kanunit…
Home
Aktualitet
Kronikë

VRASJA E 18 VJEÇARES/ Xhaxhai viktimes: Trupi ishte në gjendje të rëndë, si film horror. Vrasësin e pret drejtësia e Kanunit…

24 August, 2021 F.autor Aktualitet, Kronikë

Xhaxhai i Marigona Osmanit, Remzi Osmani ka treguar se është shokuar kur ka parë kufomë ne mbesës së rrahur për vdekje.  Në një prononcim për mediat e Kosovës, Osmani tha se atë që i arrestuari, partneri i viktimës, Dardan Krivaqa i kishte bërë mbesës së tij 18-vjeçare, ai nuk do të mund t’ia bënte as hasmit. Xhaxhai i të resë tregon se Mrigona kishte shumë shenja në fytyrë dhe dukej sikur kishte dalë nga një film horror.

“Sot kur e pamë kufomën, fytyrën e saj dhe trupin se çfarë i kishte bërë ai, unë s’do mundesha t’ia bëja as hasmit e lërë më personit që e kam në shtrat. Kishte shumë shenja në fytyrë, në gjunjë, e rrahur, e dhunuar, shumë e sulmuar, dukej si horror.

Ai ka qenë sigurisht në ndikim të alkoolit e drogës, sepse njeriu normal nuk mund ta sjellë dikë në atë gjendje. Edhe nëse do ta lironin nga burgu nesër, prapë nuk jemi pishman, sepse në Kosovë kemi dy drejtësi, është ajo ligjore dhe ajo e kanunit. Nuk është e lehtë për ne, është dhimbje e madhe ajo që na ndodhi,”- shprehet xhaxhai i të ndjerës.

Po ashtu kujtoi takimin për kafe që e kishte me të ndjerën para një jave, duke thënë se gruaja e tij e kishte pyetur nëse ishte çdo gjë në rregull, por se 18-vjeçarja e kishte mohuar të kishte ndonjë problem.

“E kemi parë që diçka nuk është në rregull edhe nga mënyra se si është ulur në tavolinë dhe menjëherë e ka bërë foton për t’ia dërguar direkt burrit që me i tregu se më kë ishte.

Çfarë buzëqeshje ka pasur ajo më përpara, nuk ishte më e njëjtë. Ka qenë e mbyllur, e frikësuar”.

E ndjera ishte bërë bashkë me Krivaqën fillimisht pa pëlqimin e familjes së saj, por më pas ishin pajtuar.

“Para dy javësh e gjysmë jemi njoftuar me të dyshuarin dhe ia kemi uruar, na ka premtuar që do të kalojnë mirë, se janë mirë dhe se të dytë e duan njëri tjetrin, dhe aty s’kemi pasur çka të ndërhyjmë“, përfunoi axha i Marigonës, Remziu.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I ATI AKUZOHEJ SE I KISHTE RRËMBYER/ Gjenden dy të miturit shqiptarë në Portugali, babai...
Previous article JEPET ALARMI SOS! Jahti me 11 persona në bord mbetet I BLLOKUAR në Gjirin e Gramës

F.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË NË TIRANË/ Policit të "Rrugores" i vendoset thika në fyt, arrestohet autori Aktualitet

E RËNDË NË TIRANË/ Policit të "Rrugores" i vendoset thika në fyt, arrestohet autori

DYSHOHET SE I DHA VILË RRYSHFET BALLUKUT/ Në hetim biznesmeni Pandeli Çarapuli! Dyshime edhe për pastrim parash Aktualitet

DYSHOHET SE I DHA VILË RRYSHFET BALLUKUT/ Në hetim biznesmeni Pandeli Çarapuli! Dyshime edhe për pastrim parash

PAMJET/ Thirret në SPAK deputeti i PS, Klevis Jahaj Aktualitet

PAMJET/ Thirret në SPAK deputeti i PS, Klevis Jahaj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT