Nga Ilir Ibrahimi
Edi Rama nuk po sulmohet e kundërshtohet nga parime të shëndosha e argumente racionale.
Nga disa, ai po sulmohet nga mosdija, e nga disa të tjerë nga inati.
Kjo vërehet tanimë për një kohë por u shpërfaq frikshêm në debatin rreth Bregovicit.
Paramendo, Rama po pranon që të ofendohet nga gjithë ai mediokritet, vetëm e vetëm që ti bëj shqiptarët të mos duken si serbet.
Kur Edi Rama e thotë qartë mos u bëni si serbët që i hakërrehen Dua Lipës, ata që nuk e kuptojnë hakërrehen duke i thënë se po na krahason me serbët.
Kjo shpërfaq një mosdije fejsbukiane ku çdokush ja jep të drejtën vetes të shpall heronjë e tradhtarë. E shëmtuar dhe e dhimbshme por këtë kohë po e jetojmë. Mosdija po mbizotëron.
Ndërsa ata që Ramën e kundërshtojnë nga inati dalin edhe më të shëmtuar. Si mund të kuptohet ndryshe, përveç se shpërthim inati kur një gazetar nga Shqipëria del e thotë se në 2006 jam kënaqur më muzikën e Bregovicit por sot e kundërshtoj. Si mund ta kuptosh një gazetar i cili e thotë vet se është rritur me muzikën e Bregovicit por shpall shpijun majtas e djathtas, vetëm për ta kundërshtuar Ramën- por jo Bregovicin?
Refeksioni 1 patriotzmi i baterive
Kur dëgjon disa që kanë shijuar makiatot dhe muzikën e Bijelo Dugmes në luftë, e sot hedhin valle e festojnë kur udhëheqësit e luftës vihen para bankës së të akuzuarve, ta shpallin Ramën tradhtar, në emër të një patriotizmi pervers, nuk ke se si të mos mendosh ndryshe se ata e bëjnë këtë nga mosdija apo nga inati.
Nuk do të doja të kishte në mesin tonë të tillë që e bëjnë një gjë të tillë të shtyrë nga ndonjë motiv tjetër.
Reflekaioni 2 patriotizmi wë na duhet
Shqipëria eci, ishte togëfjalëshi më i shpeshtë që kam dëgjuar nga njerëz që ktheheshin nga pushimet në Shqipëri këtë vit.
Në 4-5 vitet e ardhshme, besoj fuqishëm se Shqipëria do të bëhet ndër atraksionet kryesore për turistë përtej vendeve të Ballkanit. Edi Rama e ka meritën e vet për këtë.
Nga mosdija dhe inati mund ta quajmë tradhtar e me çfarëdo emri por ai po e përmbush atë që do të duhej ta bënte çdo politikan modern: ta rris kualitetin e jetës së qytetarëve që po u shërben, është patriot i ditëve të sotme.
Në 10 vitet e fundit Ramën me aq sa e di e mundem e kam kritikuar kur kam menduar se duhet kritikuar. Atê e kam bërë përmes shkrimeve e paraqitjeve publike. Kush nuk i ka parë, mund ti gjej. Prandaj më kurseni nga argumenti fejsbukian se po e mbroj.


