• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PROJEKTI/ BERZH dhe Luksemburg në bashkëpunim me Inkubatorin Oficina mbështesin bizneset start-up në Shqipëri
Home
Sociale

PROJEKTI/ BERZH dhe Luksemburg në bashkëpunim me Inkubatorin Oficina mbështesin bizneset start-up në Shqipëri

24 August, 2021 Delo.autor Aktualitet, Sociale

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ne bashkepunim me inkubatorin e biznesit Oficina organizoi takimin e parë, i cili shënoi nisjen e projektit për “Zhvillimin e Kapaciteteve për Startup-et Shqiptare”. Ky projekt është pjesë e Programit të BERZH për Ballkanin Perëndimor “Star Venture” i cili është konceptuar për të ndihmuar me shërbime konsulence dhe mentorim kompanitë startup me potencial të lartë zhvillimi, me qëllim mbështetjen në përshpejtimin e fazave të rritjes së tyre. Programi Star Venture për rajonin e Ballkanit Perëndimor financohet nga Luksemburgu nëpërmjet Fondit të BERZH “Small Business Impact Fund” (SBIF) (donatorë të tjerë janë Italia, Japonia, Korea, Norvegjia, Suedia, Zvicra, TaiwanBusiness – EBRD Technical Cooperation Fund dhe SHBA).

Oficina është një nga bashkëpunëtorët e rëndësishëm të rrjetit të partnerëve të Këshilla për Bizneset e Vogla, BERZH, për zbatimin e Programit Star Venture në Shqipëri. Programi ka si qëllim ofrimin e shërbimeve cilësore të asistencës teknike dhe mentorimin e kompanive inovative startup në fazat e para të zhvillimit të biznesit, me synim inkurajimin e inovacionit në sektorë të ndryshëm me potencial zhvillimi në Shqipëri. Aktivitetet e projektit do t’i mundësojnë startup-ve të zgjerohen në tregjet ndërkombëtare dhe të aksesojnë mënyra alternative financimi për rritje të mëtejshme.

Për një periudhë 6-mujore, projekti për“Zhvillimin e Kapaciteteve të Startup-eve Shqiptare”, do të mbështesë 12 biznese startup, të cilat do të përfitojnë nga asistenca teknike dhe ekspertiza e konsulentëve lokalë dhe ndërkombëtarë.

Aktivitetet e projektit do të përqendrohen në:

  • Mbështetjen e startup-eve për të identifikuar një rrugëtim të qëndrueshëm dhe për të ndërtuar një strategji të suksesshme komercializimi;
  • Përgatitjen e planeve konkrete të zhvillimit strategjik për startup-et duke përfshirë krijimin e prototipeve dhe modeleve të biznesit për të aksesuar tregje lokale dhe ndërkombëtare;
  • Analizimin e tregut, vlerësimin e potencialit të produkteve/shërbimeve në treg, krijimin e një roadmap për kapjen e tregut, dhe si të realizojnë qasjen ndaj investitorëve, partnerëve dhe klientëve;
  • Zhvillimin e sesioneve trajnuese me qëllim rritjen e aftësive të startup-eve dhe përgatitjen për fazat e mëtejshme të zhvillimit;
  • Rritjen e ndërgjegjësimit mbi rëndësinë e të drejtave të pronësisë intelektuale dhe rritjen e kapaciteteve në menaxhimin e tyre.

Për më shumë informacion, vizitoni faqet në internet dhe rrjetet sociale të EBRD Star Venture Programme dhe Oficina:

www.oficina.al, www.ebrd.com/starventure/overview, www.ebrd.com/knowhow/albania, www.facebook.com/al.oficina; www.instagram.com/oficina_innovation_hub/, www.facebook.com/ebrd.asbalbania

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHKRUMBOHET AUTOMJETI NË BREG TË DETIT NË SHËNGJIN/ Policia: Mori flakë në ecje, drejtohej nga 29-vjeçari
Previous article ATENTATI NË LUSHNJE/ Viktima nuk ka precedent penal, mbi 20 të shoqëruar në komisariat. Ja gjendja shëndetësore e të plagosurve

Delo.autor

Postime të ngjashme

NË KËRKIM NGA SPAK/ Arrestohet në Durrës Ergys Agasi (DETAJET E PARA) Aktualitet

NË KËRKIM NGA SPAK/ Arrestohet në Durrës Ergys Agasi (DETAJET E PARA)

KRIMI QË TRONDITI BELGJIKËN/ Baba e bir u gjetën të vdekur, mediat: Mund të jetë implikuar mafia shqiptare Aktualitet

KRIMI QË TRONDITI BELGJIKËN/ Baba e bir u gjetën të vdekur, mediat: Mund të jetë implikuar mafia shqiptare

ALARMOHET SARANDA/ Zjarri përhapet me shpejtësi, hotele dhe banesa në RREZIK... Aktualitet

ALARMOHET SARANDA/ Zjarri përhapet me shpejtësi, hotele dhe banesa në RREZIK...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT