• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“BREGOVIÇ”/ Pse nuk e ka dekoruar Ilir Meta, aktorin e madh Bekim Fehmiu?!
Home
Politikë

“BREGOVIÇ”/ Pse nuk e ka dekoruar Ilir Meta, aktorin e madh Bekim Fehmiu?!

23 August, 2021 F.autor Politikë

Nga Ylli Pata

Është folur shumë për Goranin këto kohë, por siç ndodh shpesh ndër ne, këto gjëra i kemi për qoka apo politikë.

Goran Bregoviç është vërtetë artist i njohur, mund të jetë edhe kontraversal, por ne kemi një tjetër artist të madh. Shuumë të madh. Madje më të madh edhe se Dua, Rita Ora, Bebe Rexha etj.

Po flasim për një kolos të ekranit dhe skenës siç është Bekim Fehmiu. Një shqiptar shumë i madh që ka pasur edhe një histori tragjike në fund, siç ndodh menjerëzit e sërës së tij, por mbetet një nga shqiptarët më të rëndësishëm të shekullit 20.

Një div i kinematografisë botërore që mishërohet në rolin e Odiseut sa i ka dhënë shaks edhe historianëve “konspiracionistë” për të gjetur portretin pellazg për Mbretin e Itakës.

Një yll i ekranit që ka luajtur me Ava Gardner dhe Irene Papas, kur erdhi në Shqipëri ën vitet 80, përveç miqësisë me ajkën e autorët e aktorët shqiptarë, shkoi në Shkodër, i rrethuar nga UDB gjasme do takonte të dashurën e vjetër, por u poq me vajzën e Bajram Currin, amanetin e babait të tij. Një Fanolist e luftëtar i çartur i Baç Bajramit të Madh që e masakroi Ahmet Zogu.

Në vitin 2001 kur i madhi Bekim Fehmiu erdhi në Shqipëri i ftuar nga Vera Grabocka, në mënyrë natyrale recitoi monumentalisht: “O Flamur gjak, o flamur shkabë, o vënd e vatr’ o nën’ e babë”!

Çfarë emocioni i shkallës më të lartë. Aktori i madh ishte nip e bir i paepur i fanolistëve që nuk e harroi kurrë dhe atë ditë në Tiranë tronditi skenën e Pallatit të Kongreseve.

Por më pas dihet drama e tij e sëmundjes dhe problemeve personale, që e ka shpjeguar dhe e shoqja Branka Petriç, po ashtu dhe i biri Uliksi. Por për publikun serb, aktori i madh shqiptar është super i nderuar.

Kurse tek ne, si në Shqipëri, si në Kosovë, askush nuk kujtohet për të. Gazetari mjaft i njohur shqiptar Fahri Musliu, i cili jeton në Beograd, nëpërmjet rrjeteve sociale, prej vitesh po zhvillon një betejë për ta bërë aktorin e vetëm me famë botërore shqiptar, një ikonë tonën, por nuk ka përgjigje nga institucionet.

Kë nuk ka dekoruar Ilir Meta dhe Vjosa Osmani, por nuk kujtohen fare për Bekim Fehmiun, këtë gjigand shqiptar….

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article STATISTIKA INTERESANTE/ Gol pas 123 sekondash, sulmuesi Dybala e nis me rekord
Previous article "KËRCËNON" RIVALËT E SUPERIORES/ Sulmuesi Ngo: Jemi skuadër shumë e fortë…

F.autor

Postime të ngjashme

ADMINISTRATIVJA ZHBLLOKOI PAGAT E GJYQTARËVE/ Ironizon Rama: Të ishin kaq të shpejtë me hallet e qytetarëve ata do ia falnin një gjysmë rroge... Politikë

ADMINISTRATIVJA ZHBLLOKOI PAGAT E GJYQTARËVE/ Ironizon Rama: Të ishin kaq të shpejtë me hallet e qytetarëve ata do ia falnin një gjysmë rroge...

NGA DEPUTETE NË KRYE TË SHËNDETËSISË/ Klodiana Spahiu merr detyrën dhe vendos prioritetet: Të rikthejmë besimin Breaking News

NGA DEPUTETE NË KRYE TË SHËNDETËSISË/ Klodiana Spahiu merr detyrën dhe vendos prioritetet: Të rikthejmë besimin

MBLEDHJA E QEVERISË/ Ministrat zbardhin vendimet: 110 mln euro me Gjermaninë, 7 mijë apartamente dhe fond për energjinë Politikë

MBLEDHJA E QEVERISË/ Ministrat zbardhin vendimet: 110 mln euro me Gjermaninë, 7 mijë apartamente dhe fond për energjinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT