• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PASAGJER NË MAKINËN KU U GJET DROGA/ Pas arrestimit, 29-vjeçari hidhet nga komisariati për t’u arratisur, por…
Home
Aktualitet
Kronikë

PASAGJER NË MAKINËN KU U GJET DROGA/ Pas arrestimit, 29-vjeçari hidhet nga komisariati për t’u arratisur, por…

23 August, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Pesë persona kanë përfunduar në prangat e Policisë së Lezhës nën akuzën e shitjes së drogave të forta.

Gjatë kontrollit të një automjeti në fshatin Tale, me drejtues shtetasin Altin Biçaku, është gjetur një sasi lëndë narkotike e dyshuar kokainë, e ndarë në doza gati për shitje dhe një peshore, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe 5 aparate celularë.

“Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se disa shtetas që qarkullonin në një automjet kishin lëndë narkotike të ndarë në doza gati për ta shitur, kanë organizuar punën dhe në fshatin Tale, Lezhë, kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin e dyshuar”, sqaroi Policia.

Përveç drejtuesit të makinës, në pranga përfunduan edhe pasagjerët, përkatësisht Fatmir Suti, 29 vjeç, Ervistjan Gjergji, 23 vjeç, Altin Biçaku, 29 vjeç, Bongjov Korriku 21 vjeç dhe Arsid Stojani 23 vjeç, të gjithë banues në Kurbin.

Gjatë kryerjes veprimeve hetimore në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, shtetasi Fatmir Suti ka tentuar të largohet duke u hedhur nga dritarja, ku për pasojë ka marrë dëmtime dhe është dërguar në spitalin e Traumës, Tiranë.

Policia sqaron se i riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, në zonën e Palasës në Himarë, Policia arrestoi në flagrancë shtetasit, Ingrid Jaçe, 29 vjeç, banues në Tiranë dhe Dino Xhelili, 23 vjeç, banues në Orikum.

“Arrestimi i tyre u bë pasi, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, u konstatuan duke i shitur lëndë narkotike shtetasit Enio Hajdini. Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj dy shtetasve të arrestuar, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike kokainë dhe kanabis, 1 aparat celular dhe një shumë parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

Në vijim të veprimeve u procedua në gjendje të lirë dhe shtetasi Enio Hajdini, 20 vjeç, banues në Tiranë”, sqaroi Policia. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Në Malësinë e Madhe, një vajzë 23-vjeçare me iniciale E. M. dhe një 15 vjeçar me iniciale E.P, u arrestuan pas sekuestrimit të 10 kg kanabis dhe një armë zjarri pistoletë. Ndërkohë, janë shpallur në kërkim: M.Th, 59 vjeç; D.Th, 51 vjeç; E.Th, 24 vjeç; D.Th, 20 vjeç; (familjarë të shtetases së arrestuar) dhe M.P, 48 vjeç, (babai i 15-vjeçarit).

Gjatë kontrollit në banesën e shtetases E.M, Policia gjeti 10 kg kanabis dhe një armë zjarri pistoletë. Në një territor të pyllëzuar pranë banesës së 23-vjeçares janë konstatuar të kultivuara bimë të kësaj lënde narkotike. Ndërsa gjatë kontrollit në banesën e 15-vjeçarit u gjetën 200 gramë kanabis.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article THIRRJE RUSISË/ Ambasada e SHBA në Tiranë: Lironi menjëherë Alexey Navalny dhe të gjithë ata që mbahen padrejtësisht...
Previous article PËRNDOQI NJË GRUA DHE GODITE ME SENDE TË FORTA.../ Arrestohet durrsaku, në pranga dhe disa të tjerë

s.autor

Postime të ngjashme

E PËSON KEQ/ Vodhi katër biznese në Fier gjatë muajit tetor, arrestohet 30-vjeçari i shpallur në kërkim (EMRI) Aktualitet

E PËSON KEQ/ Vodhi katër biznese në Fier gjatë muajit tetor, arrestohet 30-vjeçari i shpallur në kërkim (EMRI)

VRAU SHQIPTARIN DHE E HODHI NË PUS/ 29-vjeçari italian rrëfen konfliktin: Më kërkoi borxhin e 1500 eurove! E qëllova 3 herë në gjoks me pistole Aktualitet

VRAU SHQIPTARIN DHE E HODHI NË PUS/ 29-vjeçari italian rrëfen konfliktin: Më kërkoi borxhin e 1500 eurove! E qëllova 3 herë në gjoks me pistole

U PLAGOS NË SY GJATË PROTESTËS/ Erjon Vishkulli reagon sërish nga spitali në Itali: Po përballem me një sfidë tjetër për shikimin, faleminderit që… Aktualitet

U PLAGOS NË SY GJATË PROTESTËS/ Erjon Vishkulli reagon sërish nga spitali në Itali: Po përballem me një sfidë tjetër për shikimin, faleminderit që…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT