• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ME SHPEJTËSI DERI NË 202KM/H DHE…/ Bënte manovra të rrezikshme duke zbritur nga Mali i Tomorrit, SHOFERI…
Home
Aktualitet
Kronikë

ME SHPEJTËSI DERI NË 202KM/H DHE…/ Bënte manovra të rrezikshme duke zbritur nga Mali i Tomorrit, SHOFERI…

22 August, 2021 F.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Shtetit bën të ditur se vetëm në 24 orët e fundit janë pezulluar 44 leje drejtimi për shpejtësi nga 128 km/h në rrugën Interurbane Tiranë -Tuneli i Krrabës dhe deri në 202 km/h në Bypass-in e Fierit.

Personi i cili qarkullonte me makinë me shpejtësi 202 km/h nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ndaluar. Ai është kapur nga policia në hyrje të Vlorës, ku edhe është gjobitur.

“Shtetasi E.L,  nga Tirana qarkullonte me mjetin e tij nga Fieri në Vlorë me shpejtësi 202 km/h i konstatuar nga radari i Policisë Rrugore Fier në Bypass-in e Fierit. Drejtuesi i mjetit nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar dhe ka vijuar me shpejtësi në drejtim të Vlorës ku dhe është ndaluar në hyrje të Vlorës nga shërbimet e Policisë të DVP Vlorë.

Drejtuesi i mjetit është ndëshkuar me masë administrative 24.000 lekë të rinj dhe me pezullim të lejes së drejtimit për 12 muaj si dhe zbritje 8 pikë nga leja e drejtimit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu janë pezulluar dhe 33 leje drejtimi  për drejtim mjeti nën efektin e  alkoolit apo në gjendje te dehur. Janë arrestuar 13 drejtues mjetesh nga të cilët 8 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 5 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

“Shtetasi H.B., 30 vjeç, nga Saranda , duke zbritur nga Mali i Tomorrit me automjetin tip “Nissan” dhe me katër pasagjerë, rreth orës 15:00 të ditës së sotme është konstatuar nga shërbimet e Policisë Rrugore Berat duke kryer manovra të rrezikshme në rrugë dhe gjatë kryerjes së alkooltestit rezultoi se drejtonte mjetin në gjendje të dehur, në masën testi i parë 0.85mg/l dhe testi i dytë 0.91 mg/l, i cili u arrestua në kushtet e flagrancës”, sqaron policia.

Po gjatë 24 orëve të fundit  janë ndëshkuar me gjobë 1553 drejtues mjetesh për shkelje që janë rrezik për përfshirje në ngjarje rrugore.

Njoftimi i plote i Policise se shtetit:

Policia e Shtetit/ Masa shtesë për të përballuar fluksin e madh të lëvizjes në të gjitha akset rrugore, zonat bregdetare dhe ato turistike, në drejtim të Korçës dhe malit të Tomorrit në Berat e në kthim.

Nisur nga fluksi shumë i madh i automjeteve në të gjitha akset rrugore, Policia e Shtetit ka marrë një sërë masash shtesë, duke rritur akoma më shumë prezencën e shërbimeve të policisë në akset kryesore nacionale, zonat urbane dhe në akset kryesore rurale, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Edhe përgjatë ditës së sotme në të gjitha akset rrugore nga Rruga e Kombit deri në Sarandë apo në drejtim të Korçës e malit të Tomorrrit në Berat janë konstatuar nga shërbimet e policisë që monitorojnë qarkullimin nëpërmjet radarëve shumë drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi  tej normave të lejuara, shpejtësi që janë rrezik potencial për tu përfshirë në ngjarje rrugore aq më tepër në fluksin mjaft të lartë të automjeteve në rrugë.

Vetëm 24 orët e fundit janë pezulluar 44 leje drejtimi për shpejtësi nga 128 km/h në rrugën Interurbane Tiranë -Tuneli i Krrabës e deri në 202 km/h në Bypass-in e Fierit.

Shtetasi E.L,  nga Tirana qarkullonte me mjetin e tij nga Fieri në Vlorë me shpejtësi 202 km/h i konstatuar nga radari i Policisë Rrugore Fier në Bypass-in e Fierit. Drejtuesi i mjetit nuk i është bindur urdhërit të punonjësve të policisë për të ndaluar dhe ka vijuar me shpejtësi në drejtim të Vlorës ku dhe është ndaluar në hyrje të Vlorës nga shërbimet e Policisë të DVP Vlorë. Drejtuesi i mjetit është ndëshkuar me masë administrative 24.000 lekë të rinj dhe me pezullim të lejes së drejtimit për 12 muaj si dhe zbritje 8 pikë nga leja e drejtimit.

Gjithashtu janë pezulluar dhe 33 leje drejtimi  për drejtim mjeti nën efektin e  alkoolit apo në gjendje te dehur. Janë arrestuar 13 drejtues mjetesh nga të cilët 8 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 5 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Shtetasi H.B., 30 vjeç, nga Saranda , duke zbritur nga Mali i Tomorrit me automjetin tip “Nissan” dhe me katër pasagjerë, rreth orës 15:00 të ditës së sotme është konstatuar nga shërbimet e Policisë Rrugore Berat duke kryer manovra të rrezikshme në rrugë dhe gjatë kryerjes së alkooltestit rezultoi se drejtonte mjetin në gjendje të dehur, në masën testi i parë 0.85mg/l dhe testi i dytë 0.91 mg/l, i cili u arrestua në kushtet e flagrancës.

Po gjatë 24 orëve të fundit  janë ndëshkuar me gjobë 1553 drejtues mjetesh për shkelje që janë rrezik për përfshirje në ngjarje rrugore.

Policia e Shtetit, nisur dhe nga fakti se tashmë ka filluar kthimi nga zonat bregdetare drejt Tiranës dhe Morinës,  apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të mos nxitojnë për të arritur në destinacion duke kryer parakalime të gabuara e manovra të rrezikshme në rrugë por të qëndrojnë në radhë kur ka qarkullim  të ngadalshëm për shkak të fluksit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të vendosin rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse.

Në të gjitha akset nacionale nga Rruga e Kombit deri në Sarandë e nga Korça në Berat, si dhe në qendrat kryesore urbane ka patrulla të Policisë Rrugore  me radarë, alkooltestues, dronë, kamera e aparatë fotografik, si dhe patrulla të përgjithshme dhe të forcës së posaçme Shqiponja e FNSH, me qëllimin e vetëm parandalimin e aksidenteve rrugore.

Drejtuesit e automjeteve që qarkullojnë në rrugët dytësore apo në akset rrugore rurale të tregojnë kujdes duke respektuar në maksimum rregullat e qarkullimit rrugor, pasi në masat shtesë që ka marë Policia e Shtetit në të gjitha këto akse rurale dhe rrugë dytësore, kryesore,  do ketë patrulla të lëvizshme me mjete të paloguara të pajisura me kamera, aparatë fotografikë dhe dronë.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të Kodit Rrugor, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe një reagim të shpejtë dhe profesional.

#MosUbejStatistikë📉

#RregullKujdesDurimDestinacion

#NeJemiAtyPërSigurinëTuaj🚔

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NORA ME PUSHIME ME ROBERTIN/ Por ndez rrjetin me pyetjen: Pse meshkujt dashurojnë kuçkat?
Previous article ANALIZA/ Ku po vazhdon të gabojë Perëndimi në qasjen ndaj botës islame

F.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDI NË PATOS/ 46-vjeçari teksa montonte shtyllë elektrike (EMRI) Aktualitet

TRAGJEDI NË PATOS/ 46-vjeçari teksa montonte shtyllë elektrike (EMRI)

EMRI/ Qëndronte në hotel me armë dhe 20 mijë euro, arrestohet 40-vjeçari me precedent penal në Krujë Aktualitet

EMRI/ Qëndronte në hotel me armë dhe 20 mijë euro, arrestohet 40-vjeçari me precedent penal në Krujë

GARA PËR KREUN E GJYKATËS SË LARTË/ Gjyqtari Ilir Panda dorëzon kandidaturën Aktualitet

GARA PËR KREUN E GJYKATËS SË LARTË/ Gjyqtari Ilir Panda dorëzon kandidaturën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT