• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PELIGRINAZHI NË TOMORR/ Mjëra besimtarë i drejtohen malit dhe Teqesë së Abaz Aliut përgjatë 5 ditëve
Home
Sociale

PELIGRINAZHI NË TOMORR/ Mjëra besimtarë i drejtohen malit dhe Teqesë së Abaz Aliut përgjatë 5 ditëve

21 August, 2021 s.autor Aktualitet, Sociale

Çdo vit, nga data 20 deri në datën 25 gusht, Mali i Tomorrit shndërrohet në vendin shpirtëror për mijëra pelegrinë, që adhurojnë shenjtin e tyre Abaz Ali. Edhe këtë vit, edhe pse jemi në kohë pandemie, besimtarët bektashian dhe jo vetëm nuk e kanë harruar pelegrinazhin e shenjtë në Malin e Tomorrit.

Të pa frikësuar nga virusi Covid-19 dhe me besimin në Zot, pelegrinët janë ngjitur si çdo vit në Malin e Tomorrit për të ndjekur ritualet e shenjta dhe për të vizituar objektet e rralla të kultit, Tyrben dhe Teqenë që ndodhen në majat më të larta shkëmbore të Shqipërisë.

Sipas traditës, pelegrinët mbërrijnë në pikën më të lartë të malit Tomorr, ku në një teqe të vogël prehet shenjti Abaz Ali, vëllai i gjetur i profetit Muhamed. Me mbërritjen e tyre në mal, pelegrinët ngrenë çadrat në këtë vend të shenjtë duke kryer jo vetëm kurbanin e festës, por duke ngjitur me këmbë edhe majën e Malit të Tomorrit, i cili ndodhet 2416 metra mbi nivelin e detit.

Edhe pse mendohej se pandemia do t’i frenonte pelegrinët për t’u bërë pjesë e këtij peligrinazhi, që prej datës 18 që u shënua edhe nisja e pelegrinëve të parë drejt malit, numri i tyre deri më sot ka arritur në rreth 400 mijë, ndërkohë që festimet do të përfundojnë të martën në mbrëmje. Çdo pelegrin që bëhet pjesë e kësaj feste kryen në mal ritet shumëshekullore të besimit bektashi për festën e Abaz Aliut, ku përfshihen ndezja e qirinjve në vendet e shenjta, dhurimi i të hollave pranë objekteve të kultit dhe flijimi e një deleje apo qengji.

Sakrifica e qengjit është rituali i veçantë i kësaj feste, ku në shenjë pastrimi pas flijimit, besimtarët duhet të lyejnë ballin me gjakun e qengjit të sapotherur, të kryejnë lutjen dhe më pas mishi i qengjit të sakrifikuar piqet në hell dhe ndahet ndërmjet pelegrinëve.

Për mbarëvajtjen e Pelegrinazhit të shenjtë në Malin e Tomorrit si dhe për të siguruar respektimin e protokolleve të sigurisë për shkak të Covid-19, Drejtoria Vendore e Policisë së Beratit, ka hartuar që prej datës 19 gusht një plan të detajuar masash, duke shtuar kontrollet dhe efektivët e policisë rrugore përgjatë të dyja akseve që të çojnë drejt Teqesë së Kulmakut në Malin e Tomorrit si dhe në vendin ku zhvillohet peligringazhi. Ditët e pelegrinazhit në Malin e Tomorrit përfundojnë në 25 gusht, por kulmi i kësaj feste arrin në datat 22 dhe 23 gusht.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VESHJE FIRMATO DHE SYZE/ Talibanët pasi erdhën në pushtet ndryshojnë look, heqin mjekrën (FOTOT)
Previous article ARRESTIMI I EFEKTIVIT TË RENEA-S/ Dalin pamje nga operacioni i SHÇBA, kokainë e euro, ja çfarë zbuloi kontrolli

s.autor

Postime të ngjashme

SHTËPI PËR ÇIFTET E REJA/ Prezantohet prioriteti i parë i ‘Shqipërisë Sociale’, Koçiu: Në vjeshtë nis programi i ri i strehimit Aktualitet

SHTËPI PËR ÇIFTET E REJA/ Prezantohet prioriteti i parë i ‘Shqipërisë Sociale’, Koçiu: Në vjeshtë nis programi i ri i strehimit

TRAGJIKE NË LIQENIN E KOMANIT/ Humb jetën 20-vjeçari nga Kosova, po lahej me shokët Aktualitet

TRAGJIKE NË LIQENIN E KOMANIT/ Humb jetën 20-vjeçari nga Kosova, po lahej me shokët

PUBLIKOHEN PAMJET/ Ky është momenti kur vihen në pranga Ergys Agasi dhe ish-zyrtari policor në Durrës Aktualitet

PUBLIKOHEN PAMJET/ Ky është momenti kur vihen në pranga Ergys Agasi dhe ish-zyrtari policor në Durrës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT