• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MINISTRAT E NATO-s NË TAKIM TË JASHTËZAKONSHËM/ Xhaçka: Shqipëria gati të presë mijëra afganë. Është…
Home
Politikë

MINISTRAT E NATO-s NË TAKIM TË JASHTËZAKONSHËM/ Xhaçka: Shqipëria gati të presë mijëra afganë. Është…

20 August, 2021 F.autor Breaking News, Politikë

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka ka marrë pjesë në takimin e jashtëzakonshëm të NATO-s për strehimin e afganëve.

Xhaçka thotë se Shqipëria është gati të presë mijëra afganë teksa thekson se është e papranueshme mos u ofrohet strehim qytetarëve që punuan për NATO.

Ajo gjithashtu thekson se nëse Shqipëria është gati të strehojë afganë, atëhere cili vend anëtar i NATO nuk e bën dot.

NJOFTIMI NGA MEPJ

Takimi i jashtëzakonshëm i Ministrave të NATO-s, Xhaçka: Shqipëria e gatshme të mirëpresë qytetarët afganë

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në takimin e jashtëzakonshëm të Këshillit të Atlantikut të Veriut (NAC), në format të Ministrave të Punëve të Jashtme, takim ky i cili u zhvillua për të trajtuar situatën në Afganistan.

Ministrja Xhaçka rikonfirmoi se Shqipëria është gati të presë fëmijët, gratë e burrat, jeta e të cilëve është në rrezik nga situata e rënduar e sigurisë.

“Edhe pse të gjithë sot kanë në mendje 1000 pyetje e diskutime të mundshme për atë që ka ndodhur dhe atë që do të jetë e ardhmja e NATO-s, çështja kryesore, në fakt e vetme, ku duhet të fokusohemi sot janë gratë, fëmijët dhe burrat afganë që sot rrezikojnë jetën sepse punuan për ne. Është e papranueshme që vendet anëtare të NATO-s të mos arrijnë dot t’ju ofrojnë strehim dhe një jetë të re njerëzve që punuan dhe luftuan për të ardhmen që ne ju premtuam. Nëse Shqipëria e bëka këtë, cili vend në këtë tryezë nuk e bëka dot?!”, tha kryediplomatja Xhaçka gjatë fjalës së saj, ku ndër të tjera njohu pjesëmarrësit edhe me masat e marra nga qeveria shqiptare për pritjen e qytetarëve afganë.

Në përfundim të takimit, Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve të NATO-s aprovuan edhe një deklaratë të përbashkët.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PIQUE MË NDIHMOI..."/ Depay i zhgënjyer: As nuk munda të përshëndetesha me Messin
Previous article FATI TRAGJIK I 5 VJEÇARIT AFGAN/ I shpëtoi talebanëve, por bie nga kati i 9 i hotelit ku po qëndronte me familjen

F.autor

Postime të ngjashme

AFERA "PARTIZANI"/ Zbardhet dëshmia e Pangos: Isha pro privatizimit, por jo për ndryshimin e destinacionit Aktualitet

AFERA "PARTIZANI"/ Zbardhet dëshmia e Pangos: Isha pro privatizimit, por jo për ndryshimin e destinacionit

AFRIM TOLA PARAQITET NË SPAK/ Ish-ministri Pango: Nuk mbaj mend çfarë kam bërë 18 vite më parë Aktualitet

AFRIM TOLA PARAQITET NË SPAK/ Ish-ministri Pango: Nuk mbaj mend çfarë kam bërë 18 vite më parë

PËRFUNDOJNË FJALIMET/ Nis marshimi i protestuesve në kryeqytet Aktualitet

PËRFUNDOJNË FJALIMET/ Nis marshimi i protestuesve në kryeqytet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT