• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AFGANËT NË SHQIPËRI/ Ish-Myftiu Gurra: Janë si ne në Ballkan, nga pikëpamja e radikalizimit nuk…
Home
Aktualitet
Kronikë

AFGANËT NË SHQIPËRI/ Ish-Myftiu Gurra: Janë si ne në Ballkan, nga pikëpamja e radikalizimit nuk…

20 August, 2021 F.autor Aktualitet, Kronikë

“Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut”, me këtë frazë e përshkruan pritjen e shtetasve afganë, të cilët do të strehohen përkohësisht në vendin tonë, ish-myftiu i Tiranës, Ylli Gurra.

“Ne shqiptarëve jo na shkon, por me krenari e themi që shtëpitë tona apo edhe vendi ynë është “shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut”. Mirëpritja dhe mikpritja, dhe nuk është më aspekti humanitar që ne na duhet, qoftë edhe në aspektin religjioz, t’a analizojmë dhe të mbajmë një qëndrim tonin, është kryesor dhe primar aspekti njerëzor”, shprehet Gurra.

Gurra bënë një krahasim mes asaj çfarë po kalojnë qytetarët afganë me situatën e vështirë që u përballën shqiptarët në vitin 1991, periudhën e largimeve masive përmes detit.

“Turmat apo dallgët e mijëra qytetarëve të këtij vendi, shqiptarëve, në gushtin e vitin 1991, dhe momente të tjera brenda atij viti, nuk vijnë 100% me realitetin e sotëm të qytetarëve afganë, por një ikje nga pasiguria, edhe politike. Sepse Shqipëria nuk kishte qëndruar në këmbë akoma pas ndryshimit të sistemit. Çështja e qytetarëve afganë është çështje mbijetese, ndërsa për qytetarët tanë kriza ekonomike”, thotë ish-myftiu Gurra.

Por, a u kanoset ndonjë rrezik shqiptarëve nga ardhja e këtyre pak qindra afganëve në vendin tonë, parë nga pikëpamja religjioze?

“Unë dëshiroj t’iu sqaroj edhe nga pikëpamja fetare. Këta nuk janë dhe nuk prodhojnë aspak problematika dhe nuk sjellin asnjë lloj rrezikshmërie, frymë ekstremizmi apo radikalizmi. Edhe ajo që përmendët ju, janë pjesë e elitave ose pjesë e atyre që kanë mbajtur përgjegjësi të administratës publike në Republikën e Afganistanit, sigurisht përbënë, por nga pikëpamja e frymë rave dhe linjës ekstremiste dhe radikale, absolutisht jo”, shprehet myftiu.

Edukimi fetar i Afganistanit, sipas Gurrës, ngjan me atë të rajonit tonë.

“Edhe nga ana e shkollës, si shkollë fetare brenda Islamit, janë e njëjta pak a shumë siç është në rajonin tonë, në rajonin e Ballkanit”, përfundon ish-myftiu i Tiranës, Ylli Gurra.

Prej disa ditësh është shtyrë ardhja e shtetasve afganë në vendin tonë për shkak të situatës së tensionuar në Kabul. Autoritetet shqiptare iu përgjigjën pozitivisht kërkesës së Shteteve të Bashkuara për strehimin e disa qindra afganëve bashkëpunëtorë të NATO-s dhe perëndimit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DISKUTIME PËR AFGANISTANIN DHE.../ Merkel në vizitën e saj të fundit në Moskë si kancelare e Gjermanisë
Previous article "MEZI PO E PRES..."/ Aktori i famshëm britanik në rolin e një gangsteri SHQIPTAR (DETAJET)

F.autor

Postime të ngjashme

HUMBI JETËN NË KRYE TË DETYRËS/ Efektivi do të prehet në vendlindje, familja refuzon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve Aktualitet

HUMBI JETËN NË KRYE TË DETYRËS/ Efektivi do të prehet në vendlindje, familja refuzon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve

"EDI RAMA KA MBARU"/ Mijëra qytetarë revoltë nga Kryeministria: Revolucion! Shqipëri e re Aktualitet

"EDI RAMA KA MBARU"/ Mijëra qytetarë revoltë nga Kryeministria: Revolucion! Shqipëri e re

"ASNJË PARTIAK"/ Qytetarët refuzojnë përfaqësuesit politikë në protestë Aktualitet

"ASNJË PARTIAK"/ Qytetarët refuzojnë përfaqësuesit politikë në protestë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT