• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PROPAGANDA OPOZITARE/ Ardhja e emigrantëve afganë dhe nxitja e panikut përmes lajmeve të rreme (FAKTET)
Home
Ekskluzive

PROPAGANDA OPOZITARE/ Ardhja e emigrantëve afganë dhe nxitja e panikut përmes lajmeve të rreme (FAKTET)

19 August, 2021 F.autor Breaking News, Ekskluzive, Politikë

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në përgjigje të interesit të opinionin publik ndërkombëtar, ka dhënë disa intervista për mediat italiane e spanjolle, në lidhje me ardhjen e refugjatëve politikë afganë në Shqipëri. (Lexo ketu) 

Shifra e dhëne prej tij deri tani, është ajo e ardhjes së rreth 2- 3 mijë afganëve që pritet të mbërrijnë ditët dhe javët në vijim. Ndërkohë lajmet që vijnë nga terreni tregojnë se tensionet rrotull dhe brenda rrethimit të Aeroportit të Kabulit,- nga marja e kontrollit të pushtetit në Afganistan prej talebanëve pas tërheqjes së trupave amerikane,- po vijojnë.

Kudo në botë dinamika e zhvillimeve atje po përcillet përmes informimit të opinionit dhe analizës së fakteve e rrethanave, që e sollën këtë zhvillim. Ndërsa në Shqipëri, çuditërisht një ngjarje si kjo që po zhvillohet me mijëra kilometra larg kufijve e realitetit tonë, po politizohet në mënyrën me qesharake të mundshme në funksion të debatit të brendshëm politik në vend.

Propaganda opozitare po bën gjithçka që të krijojë idenë se pas dështimit në Afganistan, SHBA do të dështojë dhe në Shqipëri, tani që ka shpallur “non grata” liderin e tyre historik të cilit i është bërë e qartë se në shtator nuk duhet të jetë më pjesë e Grupit Parlamentar të PD pë shkak të akteve të tij të korrupsionit të cilat minojnë demokracinë.

Sipas fjalorëve politikë propoganda nuk është gjë tjetër, veçse përhapja në mënyrë të qëllimshme e akuzave, për të dëmtuar një kauzë të kundërt me të vetën. Këtë po bën këto ditë edhe propaganda opozitare, përmes mediave të tyre. Janë hedhur në sulm për të minuar nismën e qeverisë së Kryeministrit Edi Rama, për strehimin në Shqipëri të një grupi emigrantësh politikë afganë, që kanë punuar ngushtë me trupat paqeruatjëse të NATO përfshi edhe ato të ushtrisë shqiptare në terren, e që po i largohen hakmarrjes së talebanëve të sapo rikthyer në pushtet.

Disa nga akuzat që po hedhin në mënyrë të qëllimshme këto ditë, për të bërë pis imazhin e qeverisë, janë:

E para, ish ministri i Brendshëm i PD, nxiti panik në opinioin publik, me deklaratën se ardhja e emigrantëve mund të sjellë sulmet seksuale dhe përdhunime mbi gratë dhe vajzat shqiptare. A thua se në Shqipëri, do të sillen për tu strehuar talebanët dhe jo viktimat e tyre politike.

E dyta, këto deklarata u bënë edhe pse u sqarua se emigrantët që pritet të vijnë nuk janë as terroristë e as strehues të “Al Kaeda” dhe Bin Ladenit, por janë artistë, mësues e përkthyes që kanë punuar me trupat e NATO-s përfshi edhe ato shqiptare, prej 20 vjetësh.

E treta, është sqaruar se emigrantët do të jetojnë të grupuar dhe në hapësira të mbyllura e të kontrolluara, siç është konfirmuar edhe nga ministrja e Jashtme dhe kryetari i Bashkise së Tiranës.

Si të mos mjaftonin këto, sot një media pranë Sali Berishës ndryshe nga sa ka thënë Edi Rama, ka deklaruar se në Shqipëri do të vijnë 30 mijë emigrantë! Kjo shifër nuk është thënë asnjëherë nga askush dhe nuk figuron zyrtarisht askund. Asnjë shtet sado i madh, nuk është angazhuar deri më sot për të marë një numër të tillë emigrantësh, e jo më ajo të përballohet nga Shqipëria që dihet botërisht se nuk i ka këto mundësi e kapacitete pritje dhe akomodimi.

E si të mos mjaftonte gënjeshtra e madhe e ardhjes së 30 mijë emigrantëve afganë, ajo shoqërohet edhe me një gënjeshtër tjetër po kaq të madhe, kur thuhet se ata do do të mbahen këtu me taksat e shqiptarëve (me fondet e buxhetit të shtetit) duke refuzuar madje për këtë edhe ndihmat dhe mbështetjen e organizmave ndërkombëtare apo shteteve të tjera(?!) As kjo deklaratë, nuk është bërë as nga qeveria shqiptare, e nga askush tjetër.

Këto dhe shumë kopaçe të tjera që po këpusin këto ditë, janë pjesë e filozofisë së opozitës për të përhapur panik e nxitur tensione, sipas një skenari të përdorur edhe më parë kur të njëjtat media nxorrën jashtë shtëpive të tyre në mesnatë qindra mijëra shqiptarë, përmes nxitjes dhe përhapjes së lajmit të rremë të rënies së një tërmeti apokaliptik pas atij të 26 nëntorit 2019!

Ajo që opozitarët tanë fituan përmes kësaj qasje, është ndëshkimi me votë që shqiptarët i bënë në zgjedhjet e 25 prillit të këtij viti, duke i lënë në opozitë për 12 vite me radhë. Por me sa duket nuk kanë zënë mend dhe vazhdojnë me të njëjtën lojë, ose se nuk dinë të bëjnë gjë tjetër, ose ngaqë e kanë ndarë mendjen që të rrijnë akoma edhe më gjatë në opozitë.

AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MUSTAFA NANO/ Talebanët tanë kërcënuan me vdekje komedianin që bëri shaka me ezanin, të flasë Rama!
Previous article "BISEDIME ME TALEBANËT..."/ Erdogan: Turqia e gatshme që të kontribuojë për sigurinë e aeroportit në Kabul

F.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPTARËT NUK FRYMËZOHEN MË NGA JU"/ Marjana Koçeku letër të hapur Ramës: Akti juaj i fundit politik duhet të jetë dorëheqja Breaking News

"SHQIPTARËT NUK FRYMËZOHEN MË NGA JU"/ Marjana Koçeku letër të hapur Ramës: Akti juaj i fundit politik duhet të jetë dorëheqja

OPERACION ANTIDROGË NË KRUJË/ Zbulohen parcelat me kanabis! Bimët asgjësohen përmes djegies, kontrolle e nëpër ambiente të mbyllura Aktualitet

OPERACION ANTIDROGË NË KRUJË/ Zbulohen parcelat me kanabis! Bimët asgjësohen përmes djegies, kontrolle e nëpër ambiente të mbyllura

"UNË NUK JAM KUMBAR..."/ Rama për FT: Nëse nuk do të ishte Kushner, askujt nuk do t’i interesonte për flamingot dhe Shqipërinë Politikë

"UNË NUK JAM KUMBAR..."/ Rama për FT: Nëse nuk do të ishte Kushner, askujt nuk do t’i interesonte për flamingot dhe Shqipërinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT