• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
INSPEKTON PUNIMET PËR UJËSJELLËSIN E RI TË KAVAJËS/ Balluku: Siguron furnizim të pandërprerë me ujë të pijshëm në të gjitha zonat
Home
Politikë

INSPEKTON PUNIMET PËR UJËSJELLËSIN E RI TË KAVAJËS/ Balluku: Siguron furnizim të pandërprerë me ujë të pijshëm në të gjitha zonat

18 August, 2021 s.autor Politikë

Punimet për ndërtimin e ujësjellësit të ri të Kavajës janë në fazën përfundimtare, duke siguruar kështu furnizim me ujë të pijshëm për banorët e zonës urbane të kësaj bashkie. Aktualisht po kryhen punimet e fundit në depon e re, njëkohësisht edhe në rrjetin shpërndarës. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me Administratorin e Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve dhe Trajtimit të Mbetjeve, Ceno Klosi, dhe kryetarin e Bashkisë së Kavajës, Redjan Krali, ndoqën nga afër ecurinë e punimeve për këtë vepër.

“Jemi në fazën finale të investimit. Është një nga investimet më të rëndësishme me fondet e buxhetit të shtetit, përsa i përket investimeve në rrjetin e furnizimit me ujë të pijshëm. Qyteti i Kavajës me këtë investim do të ketë një ndryshim rrënjësor në furnizimin me ujë. Depo e re ka një kapacitet prej 5 mijë metër kub, ndërkohë që qyteti deri më tani është furnizuar me një depo prej 2 mijë metër kub dhe tani kapacitetit i shtohet dhe depo e re, e cila do të arrijë të sigurojë furnizimin me ujë për gjithë qytetin në pjesën urbane”, tha Klosi.

Ujësjellësi i Kavajës është ndërtuar në vitin 1972 dhe në kohë të ndryshme janë kryer investime të pjesshme, të cilat nuk kanë rritur të garantojë një rrjet cilësor shpërndarës të ujit të pijshëm. Gjithashtu, investimet e kryera nuk i janë përgjigjur as zhvilllimit të madh të zonës.

Tashmë investimi i ri ndryshon rrënjësisht furnizimin me ujë të pijshëm për të gjithë zonën urbane të Kavajës. “Synimi ynë është që ne të fillojmë dhe të ofrojmë ujë 24 orë në të gjitha zonat urbane dhe më pas në ato rurale. Sigurisht ka prioritete siç është kryeqyteti, apo zonat bregdetare ku zhvillohet një ekonomi tregu, ajo e turizmit, por duhet pasur parasysh që të gjitha këto investime duhet të kthehen. Askush nuk mund të ankohet për çmimin e ujit, pasi qeveria ka qene gjithmonë shumë e kujdesshme, që çmimi të qëndrojë i palëvizshëm dhe është një çmim simbolik. Nga ana e pushtetit vendor pritet që minimalisht të mblidhen këto të ardhura”, u shpreh Balluku.

Në të gjithë vendin janë më shumë se 200 kantiere, të cilat do të bëjnë të mundur përmirësimin e furnizimit me ujë të pijshëm në shumë zona urbane të vendit, për të vijuar më pas me investimet edhe në zonat rurale. “Tashmë kemi një strategji zhvillimi të jashtëzakonshme në këtë sektor, por që do të kërkojë padyshim edhe rritjen e ndërgjegjësimit të qytetarëve. Të gjitha lidhjet e paligjshme, të gjitha ndërhyrjet që janë bërë në rrjet, apo gjthçka tjetër, janë të patolerueshme më dhe ne do të kemi sigurisht masa për secilin nga qytetarët që krijon këto lloj problematikash”, theksoi Balluku.

Për kryetarin e Bashkisë së Kavajës ndërtimi i ujësjellësit të ri i jep fund një problematike shumëvjeçare për banorët e kësaj bashkie të cilët kanë vuajtur mungesën e furnizimit me ujë të pijshëm.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article JU KISHTE MUNGUAR? Era Istrefi paralajmëron rikthimin në muzikë!
Previous article D0ZA E TRETË E VAKSINËS/ Frika nga vjeshta, përfitimet, imuniteti dhe parandalimi

s.autor

Postime të ngjashme

PAS POROSIVE NË POGRADEC/ Rama mbledh sërish ministrat dhe drejtuesit politikë Politikë

PAS POROSIVE NË POGRADEC/ Rama mbledh sërish ministrat dhe drejtuesit politikë

"VIJOJMË ME REFORMAT"/ Ministri Ferit Hoxha rendit 4 prioritetet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria europiane kërkon diplomaci europiane Politikë

"VIJOJMË ME REFORMAT"/ Ministri Ferit Hoxha rendit 4 prioritetet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria europiane kërkon diplomaci europiane

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës Politikë

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT