• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ARRESTIMI NË FRANCË E GJERMANI/ Truprojat e Tahirit: Emrat tanë janë përdorur nga njerëz nën hetim për planin e tyre kriminal
Home
Aktualitet
Kronikë

ARRESTIMI NË FRANCË E GJERMANI/ Truprojat e Tahirit: Emrat tanë janë përdorur nga njerëz nën hetim për planin e tyre kriminal

18 August, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Dy ish-truprojat e ish-ministrit Saimir Tahiri janë arrestuar në Francë dhe Gjermani. Bëhet fjalë për Hekuran Markund he Paul (Agustin) Dedën.

Në një prononcim për gazetaren Klodiana Lala dhe “BalkanWeb”, avokati i dy ish-truprojave, Tonin Prendi, ka treguar se klientët e tij kundërshtojnë me forcë veprat penale për të cilat janë marrë nën hetim, duke shtuar se persona të tjerë që janë në hetim, kanë përdorur emrat e tyre për arsye kriminale.

Ata thonë se me personat e akuzuar, kishin njohje të thjeshtë nga fushata e zhvilluar në Kombinat të Tiranës. Ata pretendojnë se gjatë ushtrimit të punës së tyre asnjëherë nuk kanë kryer shkelje që i ngarkon ata me përgjegjësi penale.

“Personat nën hetim, Paul (Agustin) Deda dhe Hekuran Marku, kanë deklaruar para meje, mbrojtësit të tyre ligjor avokatit Tonin Prendi, se, që të dy kundërshtojnë me forcë të gjitha veprat penale për të cilat ata janë marrë nën hetim. Ata deklarojnë me përgjegjësi të plotë se persona të ndryshëm që aktualisht janë nën hetim, pa dijeni të Hekuranit dhe Agustinit, kanë përdorur emrat e tyre, në funksion të realizimit të planit të tyre kriminal, kur mes dy ish-truprojave dhe personave që kanë përdorur emrat e tyre, kishte thjeshtë njihje si pasojë e fushatës elektorale të zhvilluar në zonën e Kombinatit në Tiranë.

Hekuran Marku dhe Agustin Deda, kundërshtojnë me forcë akuzat e ngritura kundër tyre. Ata deklarojnë se nuk kanë asnjë lidhje me atë çfarë është thënë apo paraqitur kundër tyre.

E vërteta është se, persona të ndryshëm kanë abuzuar me emrat e tyre, duke lënë të mendohej se pas tyre në kryer të veprimtarisë kriminale, qëndronin Hekurani dhe Agustini, edhe pse këta të fundit, nuk kishin asnjë dijeni për kryerjen e ndonjë aktiviteti kriminal.

Në vijim të hetimeve, do të sqarohet se Herkuran Marku dhe Agustin Deda, gjatë gjithë punës së tyre, asnjëherë nuk kanë kryer asnjë shkelje për të cilën të jetë marrë ndonjë masë disiplinore dhe akoma më pak, të kenë kryer shkelje që i ngarkon ata me përgjegjësi penale”, është shprehur avokati.

Vlen të përmendet këtu, se Agustin Deda, ka kërkuar azil politik në Francë. Deri në shqyrtimin e kërkesës, ndaj tij është dhënë masa e detyrimit të paraqitjes. Gjatë kësaj periudhe atij nuk i lejohet që të largohet nga Franca, edhe nëse shteti shqiptar kërkon ekstradimin e tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIDEOLAJM/ Postimi i veçantë i Spartak Ngjelës: Ja pse nuk duhet të shqetësohemi për ardhjen e afganëve
Previous article "S'KËRKUAM ASGJË NË KËMBIM NGA SHBA"/ Rama për mediat spanjolle: Pritet të vijnë 1 mijë afganë...

s.autor

Postime të ngjashme

MOTI I KEQ NË KORÇË/ Era e fortë shkakton rrëzimin e pemëve mbi automjete! Breshër në zonat e Maliqit dhe Kolonjës Aktualitet

MOTI I KEQ NË KORÇË/ Era e fortë shkakton rrëzimin e pemëve mbi automjete! Breshër në zonat e Maliqit dhe Kolonjës

AKSIDENTI NË AKSIN RRUGOR LIN-POGRADEC/ Ndërron jetë drejtuesi i mjetit, policia: Humbi kontrollin e mjetit Aktualitet

AKSIDENTI NË AKSIN RRUGOR LIN-POGRADEC/ Ndërron jetë drejtuesi i mjetit, policia: Humbi kontrollin e mjetit

ZËVËNDËSON BENARD PALAJN/ Valdrin Pjetri emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Pronave Aktualitet

ZËVËNDËSON BENARD PALAJN/ Valdrin Pjetri emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Pronave

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT