• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
AFGANËT NË SHQIPËRI/ Veliaj: Më të mirët mund të qëndrojnë përfundimisht
Home
Intervista

AFGANËT NË SHQIPËRI/ Veliaj: Më të mirët mund të qëndrojnë përfundimisht

17 August, 2021 F.autor Intervista, Politikë

Bashkia e Tiranës do të vendosë disa struktura akomoduese në Qytetin Studenti për afganët që do të sillen në Shqipëri pasi u evakuuan nga forcat amerikane. Kryebashkiaku, Erion Veliaj, tregoi në një intervistë për gazetarin Bes Jacaj në Klan News se pala shqiptare është e përgatitur që t’i presë refugjatët afganë që nga sot në mesnatë.

Veliaj i ktheu përgjigje edhe pyetjes nëse do të duhet që afganët të qëndrojnë për më shumë se 1 ose 2 muaj. Ai pohoi që mund të përdoret e njëjta skemë si për tërmetet, ku ata të strehohen në struktura hoteliere. Kryebashkiaku Veliaj nuk mohoi që refugjatët të integrohen në Shqipëri duke punuar  në vendin tonë. Madje ai nuk e përjashtoi mundësinë  që në të qëndrojnë përgjithmonë afganë të cilët janë më të mirët e më të aftët për punë të ndryshme.

Veliaj shtoi se Tirana është qytet kozmopolitan dhe se këtu jetojnë 144 shtetësi të ndryshme.

Çfarë ndodh nëse afganët janë të detyruar të qëndrojnë edhe më shumë se në Tetor?

Erion Veliaj: Ne kemi treguar kreativitet edhe në raste të tjera sfiduese. Çështjen e tërmetit e menaxhuam komplet ndryshe. Qeveria e Edi Ramës vendosi mos t’i linte njerëzit nëpër çadra nëpër palestra, ndërkohë që ju kujtoj që ka shumë njerëz që janë nëpër çadra sot. Kur të ketë mbaruar sezoni turistik dhe të jenë të hapura shumë hotele shumë mirë mund të ndodhë. Sa kohë që qeveria amerikane është ofruar të paguajë faturat e këtyre personave në rrezik, që kanë shërbyer me autoritetet amerikane dhe kërkojnë të jenë në një vend të sigurt, nuk e shoh fare problematike që të aplikohet e njëjta skemë ku me këto fonde të qeverisë amerikane paguhen këto hotele në bregdet. As studentët nuk vuajnë dhe këta njerëz kanë dinjitet dhe nuk dergjen nëpër kampingje dhe palestra.

Edhe një pyetje zoti Veliaj, gjatë kohës që ata do të vijnë në Shqipëri dhe do të qëndrojnë pasi të nisë viti i ri akademik, do të kenë mundësi të integrohen, të jenë pjesë e jetës sociale, të punojnë, të gjejnë vende pune? Çfarë është menduar të jenë, kampe vetëm për t’u ushqyer dhe të qëndrojnë brenda territorit?

Erion Veliaj: Duke qenë se kjo është një histori, e cila nuk është se ka ndodhur herë të tjera, sot nuk jam në dijeni sa zgjat kjo procedurë. Di për shembull që zgjat pak ditë ose pak javë kur merr një vizë vizite, por vizë rezidente nuk e di sa është procedura. Ajo që di të them është se nëse periudha është afatgjatë, disa prej tyre mund edhe të na ndihmojnë me organizimin, me pastrimin, me aktivitet sociale për fëmijët.

Brenda zonës ku jetojnë, jo se ka mundësi që një afgan të gjejë vend pune në Tiranë dhe gjatë kohës që qëndron të gjenerojë të ardhura për familjen e tij?

Erion Veliaj: Çdo të hëne bëj betime të atyre që marrin shtetësinë shqiptare, di të të them që në shumë prej tyre, edhe nga Siria, edhe nga Egjipti, por sidomos nga Kosova kam gjetur talente që unë tashmë i kam marrë në punë. Talenti njerëzor është pa limit. Unë po flas nga një iphone që ishte krijim i Steve Jobs, i cili ishte fëmija që u dha për adoptim nga një çift studentësh sirianë. Shumë prej atyre që janë refugjatë që kanë kaluar sfida, janë dhe gjeniale dhe prodhojnë kreativitet e biznes. Unë nuk do e përjashtoja mundësinë që të rinj dhe të reja afgane që duan të rrinë më gjatë në Shqipëri, ose në fakt duan të rrinë përfundimisht në Shqipëri dhe janë të aftë mund të na ndihmonin për Tiranën “Kryeqytet të Rinisë” dhe për të treguar që sot jemi një qytet kozmopolitan. Unë e kam parë edhe historinë e atyre që bëjnë si arianë të thekur. Dua t’ju kujtoj që në 30 vitet e fundit Tirana ka 144 shtetësi, të ndryshme që jetojnë dhe janë rezidentë në Tiranë. Jemi qytet kozmopolitan dhe kjo historia që do na pushtojnë më ngjan me atë historinë e  racistëve në Itali dhe Greqi që ne jemi pushtues. Hajd ta shohim si mundësi, jo si fatkeqësi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRAGJIKE NË TIRANË/ 32-vjeçarja gjendet e vetëvarur në një pemë te Liqeni Artificial
Previous article KUMBULLA ME FAT! Siguron një vend në formacion pasi dëmtohet i preferuari i Mourinhos

F.autor

Postime të ngjashme

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë Politikë

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë

"FLAMINGOT MES PAQES..."/ Rama reagon sërish për protestuesit: Budallallëku që e ka mbajtur Shqipërinë peng 100 vjet... Politikë

"FLAMINGOT MES PAQES..."/ Rama reagon sërish për protestuesit: Budallallëku që e ka mbajtur Shqipërinë peng 100 vjet...

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet Breaking News

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT